Në foto dallohet qartë ky citat në gjuhën italiane:
Italia fashiste është në gjendje që me burrat dhe armët e saj, t’i garantojë popullit të moçëm dhe të çmuar shqiptar, rend dhe respektim të çdo besimi fetar, përparim civil, drejtësi sociale dhe nëpërmjet mbrojtjes së kufinjve të përbashkët, edhe paqen!”
Citat propagandistik në muret e hyrjes së njërës prej institucioneve fashiste në Tiranë
Ky citat propagandistik relativisht i gjatë, gjendej i shkruar në muret e hyrjes së njërës prej institucioneve fashiste në Tiranë, në periudhën vjeshtë-dimër 1940, kur fushata e armatosur italo-greke, sapo kishte nisur të konsumonte betejat e saj të para në kufinjtë shqiptaro-grekë, pasojat e të cilës paradoksalisht vijojnë të afektojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke.
Foto botohet për herë të parë - Armand PLAKA © Të drejtat e rezervuara.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com