TIRANE - Erik Fullani, djali i Guvernatorit të arrestuar dhe të shkarkuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë bëhet sërish protagonist në media. Arrestimi i babait të tij për mega-skandalin që përfshiu institucionin më të lartë financiar në vend me vjedhjen e parave nga thesari i shtetit, duket se e ka bërë Erikun, të “ndërrojë rrugë”.
Nga fotot e 500 euroshit me të cilin djali i Fullanit fshin djersët, apo koleksionet e orëve të shtrenjta mbi 1 milionë euro, Eriku shfaqet duke u lutur në faltoren e kishës së "Shna Ndout" në Laç. Shqiptarja.com ka mundur të sigurojë foton që vetë Eriku ka zgjedhur të ndajë me miqtë e tij në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar me dixhiturën: “Engjëjt e lindjes, engjëjt e perëndimit. Veri dhe jug bëni më të mirën tuaj, të kujdeseni për të, ndërkohë që pushon. Amen”, - ka shkruar në anglisht Eriku. Foto eshte postuar nga Eriku gjate dites se Merkure, kur kishin kaluar 6 dite nga arrestimi i babait te tij.

(Foto e publikuar nga Erik Fullani ne Instagram duke u lutur ne kishen e Shna Ndout ne Lac)
Mesa duket ai është u lutur për babain e tij, i cili aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgit në institucionin e vuajtjes së dënimit “302”, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Tashmë duket se “500 euroshat” nuk mund ta ndihmojnë Erikun, e për këtë arsye duket se i është drejtuar fuqisë hyjnore.

(Në foto: Erik Fullani duke i çuar rroba dhe ilace të atit kur ish-Guvernatori ndodhej në drejtorine e Policise se Tiranës, një ditë pas arrestimit)

(Në foto: Koleksioni i orëve që Erik Fullani postonte në Instagram)

(Në foto: Erik Fullani duke fshirë djersët me një kartmonedhë 500 Euroshe, të cilën e lkishte postuar në rrjetin Instagram)
Fiona: “BabaFullani” më i madhi n’ven
Fiona Fullani, vajza e guvernatorit të arrestuar Ardian Fullani, ka postuar një foto të babait të saj, ndërsa ky i fundit ndodhej në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Tiranës. Fotoja e Shqiptarja.com është postuar nga Fiona në profilin e saj në Instagram me diciturën: “Mbetet ma i madhi n’ven”. Ma i madhi n’ven (MMV) është dhe titulli i këngës që këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu ka bërë në bashkëpunim me Getoar Selimi, líder i “BabaStars”

Redaksia Online
(xh.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com