Video/ Qëllon pa mëshirë me 10 plumba bashkëatdhetarin, por e fal! Kush është shqiptari sadist në Spanjë, krimineli që i çirret maska

 “El Confidencial” i ka kushtuar një artikull të gjatë një prej anëtarëve të më të rrezikshëm të bandave shqiptare të narkotrafikut në Spanjë.

Shqiptari që përshkruhet si sadist, në video shfaqet me kokë të rruar, shan me zë të lartë, ndërsa i vendos armën në kokë personit që e kërcënon.

Shqiptari i identifikuar si D.N i pëlqen të luajë me objektivët e tij, duke i “njohur me vdekjen”, shkruan media spanjolle.

Kriminel i rrezikshëm u la i lirë edhe pse u arrestua një vit më parë në një operacion për të liruar një të peng në Benalmádena.

Agjentët gjetën një dhomë torture në shtëpi, ku nuk mungonte një sharrë hark, gërshërë krasitjeje dhe një pistoletë me silenciator.

Ngjarja që e çoi sërish në pranga shqiptarin, që përdorte identitet grek fals, kanë ndodhur rreth orës 21:00 të datës 13 prill.

Në një restorant në Qendrën Tregtare Guadalmina në Marbella, shqiptari dhe dy shoqëruesit u takuan me një bashkatdhetar për të diskutuar, supozohet se për një sasi të vogël kokaine. Biseda filloi të tensionohet dhe në këtë moment objektivi ka nxjerrë një thikë për të frikësuar palën tjetër. Por ai nuk ia doli.

Shqiptari D.N nxori një armë dhe filloi të tërhiqte këmbëzën në mënyrë të përsëritur dhe pa mëshirë.

Siç shihet edhe në pamje i riu tenton të arratiset përmes tarracës së lokalit, por përfundon në tokë nga goditjet e plumbave.

Qitësi i afrohet dhe vazhdon të gjuajë duke i bërtitur. Kur duket se do ta vrasë, ai pendohet dhe ndalon së qëlluari. Më pas, DN dhe dy shokët e tij largohen me një makinë.

I plagosuri kishte marrë dhjetë goditje, shumica në këmbë. Jeta e tij u shpëtua falë një mjeku jashtë detyrës që ndodhej në vendngjarje, i cili i ndali gjakderdhjen.

Duke qenë se Policia Kombëtare e konsideron D.N si kreun e bandës së rrëmbyesve që më 3 maj 2023 kreu rrëmbimin e një biznesmeni që përfundoi pesë orë më vonë në një vilë luksoze në Benalmádena.

Personi i rrëmbyer me origjinë siriane, menaxhonte kriptomonedhas.

D.N dhe banda e tij, për të treguar se ishin seriozë, i dërguan një të njohuri të të rrëmbyerit një fotografi në të cilën ai shihej me fytyrë poshtë dhe me armën e vendosur në kokë.

Por ata bënë një gabim. Fotoja përmbante informacione që e çuan policinë në gjurmët e tyre.

Kur kreu i organizatës u arrestua, ai mbante dokumentacion të falsifikuar grek. Të njëjtën kartë identifikimi që kishte edhe kur qëlloi bashkëatdhetarin me pistoletë në lokal. Identiteti i tij i vërtetë u bë i ditur pas kësaj tentative vrasjeje.

Pikërisht atëherë u mësua se D.N është me origjinë shqiptare dhe ka një skedë të errët kriminale.

D.N ka shkuar sërish në burg si një vit më parë. Për sa kohë do ta zërë qelinë këtë herë?/Elconfidencial

 

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë