Abramoviç është shprehur se ka pasur 3 aborte pasi ishte e sigurt se fëmijët do të ktheheshin në shkatërrim të karrierës së saj. Pas kësaj deklarate një tjetër arstiste nga Brooklyn, Hein Koh ka reaguar menjëherë duke treguar historinë e saj.
Në një postim në Facebook të bashkangjitur me disa foto, Koh ka shkruar:
“Kur binjakët e mi ishin pesë javësh, pavarësisht mungesës së gjumit dhe ushqyerjes së vazhdueshme çdo 2-3 orë, i bëja sërish gjërat e mia. Marina Abramovic mendon se fëmijët pengojnë femrat të bëjnë karrierë në art, por F*** that. Gjithë ajo që Marina di, është eksperienca e saj personale dhe mund të jetë e vërtetë vetëm për të, por jo për të gjithë. Personalisht të bërit nënë e dy binjakëve, më ka ndihmuar që të jem një artiste më e mirë. Kam mësuar të jem shumë efektive, të ndaj prioritetet dhe të bëjë shumë gjëra njëkohësisht. Ajo që po them është se të qenit prind, është një sfidë tjetër në jetë. Sfida më e madhe e imja e momentit është të bëhem një njeri më i mirë. Është e rëndësishme të mendojmë për mënyrën se si këto sfida mund të na ndihmojmë të ecim përpara, në vend që të ndalemi”.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë fotoja e publikuar nga ajo, ku duket duke ushqyer binjakët e njëkohësisht duke punuar.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com