FOTO/ Kush janë dy motrat që u përplasën nga treni në Itali, pëlqenin të kërcenin dhe nuk ndaheshin nga njëra-tjetra

FOTO/ Kush janë dy motrat që u përplasën nga treni në Itali, pëlqenin të kërcenin dhe nuk ndaheshin nga njëra-tjetra

Giulia dhe Alessia Pisanu

Giulia dhe Alessia Pisanu janë dy motra, dy viktimat e tragjedisë në Itali. Mëngjesin e djeshëm, pak para orës 7, u përplasën nga treni teksa po kalonin shinat në Riccione.  Ato jetonin në një fshat në provincën e Bolonjës së bashku me prindërit dhe motrën e madhe Stefania. Babai i tyre, Vittorio Pisanu ka një kompani me kamionë që bënin transport mallrash. Giulia do të mbushte 17 vjeçe në shtator, ndërsa Alesia që ndiqte shkollën e artit ishte 15 vjeçe. Atyre u pëlqente të kërcenin. Në postimet në rrjete sociale, Giulia publikonte fotografi në rrjete sociale ndërsa dukej e pandarë nga motra.

“Ndonjëherë, mendoj se motra ime është arsyeja e vetme për të jetuar”, shkruante Giulia. Më pas publikonte video me këngët më të njohura të momentit nga Jake La Furia. Qyteti i Castenaso është në zi, familja dhe miqtë janë të tronditur. Ende nuk dihet arsyeja përse motrat zgjodhën t’i jepnin fund jetës ndërsa vijojnë hetimet.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, rojtari i shinave dhe udhëtarët e tjerë bërtitën me të madhe “Ndal, mos”, por nuk arritën të parandalonin ngjarjen e rëndë sepse të rejat i kaluan shinat. Skena që panë të gjithë dëshmitarët e pranishëm ishte trishtuese dhe tragjike. Trupat e vajzave u copëtuan nga goditja e fortë dhe u tërhoqën zvarrë për të paktën 700 metra. Pak larg vendit ku u përplasën, u gjetën këpucë dhe sende personale.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshi: 01/08/2022 14:24

    Gocat e shkreta kan qen te telecomandume nga djallerat e kesaj bote qe merren me lloj lloj eksperimentesh qe si qellim final kan ate qe te kontrollojn totalisht shpirtrat qe arrin te gllaberojn me mashtrime nga mbreteria e zotit te liris dhe paqes ne kete grop ferri qe vet djalli e ka emeru toke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët