1672737147_WhatsAppImage20230103at10.10.33.jpeg

Ky është Visart Cengu, 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në orët e para të mëgjesit të sotëm jashtë një lokali në Prizren. Mësohet se i riu jetonte në Francë ndërsa ishte kthyer në vendlindje për të festuar vitin e ri.

Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’. Gjithçka mendohet të ketë ndodhur pas konfliktimit fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi.


Lajmi kryesor:

Sherr me grushte për faturën 400 euro në një lokal nate në Prizren, pronari qëllon me armë 3 të rinjtë nga Kukësi! Vdes 31-vjeçari, plagoset shoku