Një konflikt për një faturë 400 euro në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi.

Ai bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, pronari i lokalit të natës ‘Kobra’ në Prizren, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur. 

Mësohet se shkak për konfliktin është bërë fakti që të rinjtë nga Kukësi nuk kanë pranuar të paguajnë faturën prej 400 eurosh. Ata shkaktuan dëme brenda lokalit, ku hodhën shishe dhe thyen tavolina. Pasi kanë dalë nga lokali, në momentin kur kanë hipur në automjetin e tyre, të rinjtë janë qëlluar me armë zjarri nga Dibran Hoxha i cili aktualisht po mbahet i arrestuar nga policia e Kosovës. Për ngjarjen e ndodhur, janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të pranishëm dhe dyshohet të kenë bashkëpunuar me 'Kobrën' për krimin e kryer.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në dalje të Prizrenit. Pasi u plagosën, 3 të rinjtë janë nisur drejt pikës kufitare të Morinës ku rreth orës 04:25 të mëngjesit treguan se si ndodhi ngjarja dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit të Kukësit, por Cengu ndërroi jetë rrugës. Ndërsa 27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar. 

Mediat në Kosovë kanë bërë me dije edhe emrat e 5 personave të tjetë të arrestuar, ndaj të cilëve tashmë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh:
Enver Amrllahi, 35-vjeç
Jesmir Badallaj 46-vjeç
Burim Mazreku 28-vjeç
Arben Vezaj 38-vjeç
Kujtim Gashi 39-vjeç

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kush është autori

Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
‘E qëlluan pas shpine’, xhaxhai 31-vjeçarit nga Kukësi zbulon si iu vra nipi pas sherrit për faturën

1672782760_1111111zLDUFCh4Atransformed.jpeg

Xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit nga Kukësi që u vra me armë zjarri në një lokal nate në Prizren, ka zbuluar detaje nga ngjarje e rëndë. Në një intervistë për Klan Kosova, Besim Cengu zbulon se nipi i tij u qëllua në makinë nga mbrapa.

‘Ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Makina ku ishte djali nuk ka pasur armë. Pasi janë zënë aty, ka pasur goditje nga pas, pasi është nisur makina. Nipi im ka vdekur ndërsa tjetri është plagosur. Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend’,- tha Cengu.

Në lidhje me rastin, ku mbeti i plagosur dhe shoku i viktimës janë arrestuar 6 persona, ku i dyshuari kryesor mbetet Dibran Hoxha, pronar i lokalit, i njohur ndryshe si “Kobra”.

Ora 15:51
Të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, kush janë 5 të arrestuarit e tjerë në Prizen, bashkëpunëtor me ‘Kobrën’

Nata e tretë e festës për Vitin e Ri përfundoi tragjikisht mëngjesin e sotëm në Prizren. Një sherr që nisi në lokalin “Kobra City” në Prizren përfundoi me vrasje. I arrestuar për këtë rast është vet pronari, Dibran Hoxhaj, i cili po dyshohet se ka shtënë në drejtim të dy të rinjve nga Kukësi, njëri prej të cilëve humbi jetën, e tjetri ka mbetur i plagosur. Por kush janë pesë të ndaluarit e tjerë? Mediat në Kosovë kanë bërë me dije edhe emrat e 5 personave të tjetë të arrestuar, ndaj të cilëve tashmë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Enver Amrllahi, 35-vjeç
Jesmir Badallaj 46-vjeç
Burim Mazreku 28-vjeç
Arben Vezaj 38-vjeç
Kujtim Gashi 39-vjeç

Ora 12:14
Detaje nga vrasja e 31 vjeçarit, sherri nisi brenda lokalit ‘Kobra City’! Të rinjtë nga Kukësi nuk pranuan të paguanin faturën prej 400 eurosh

1672737128_page.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin ‘Cobra City’ në Prizren ku ka mbetur i vdekur 31 vjeçari nga Kukësi, Visart Cengu dhe shoku i tij, 27 vjeçari Rufgen Shehu.

Sipas mediave të Kosovës, shkak i konfliktit të nisur brenda lokalit ka qenë fatura prej 400 eurosh që të rinjve u ishte lëshuar nga stafi. Sherri nisi pasi dy të rinjtë nga Kukësi nuk pranuan të paguanin këtë shumë të të hollave.

Pas kësaj, ata kanë nisur të dëmtojnë tavolina dhe të thyejnë shishe duke tensionuar situatën. Në momentin që kanë dalë nga lokali, pronari, Dibran Hoxhaj ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur Visart Cengun dhe duke plagosur shokun e tij.

Policia ka arrestuar Dibran Hoxhën nën akuzën e kryerjes së krimit të rëndë. Ndërkohë në polici ndodhen edhe disa persona të tjerë të cilët po merren në pyetje lidhur me rastin e rëndë.

 

Ora 11:42
Akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi dhe plagosjen e shokut të tij, policia bastis lokalin në pronësi të autorit, gjenden 3 gëzhoja plumbash

 

Policia e Kosovës ka bastisur lokalin ‘Kobra City’ në Prizren, në pronësi të Dibran Hoxhaj i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjes së 27 vjeçarit Rufgen Shehu pas një konflikti që kishte pasur me këta dy të fundit.

Në lokalin e tij janë gjetur 3 gëzhoja plumbash. Ndërkohë kontrolle janë kryer edhe në banesën e tij. Sipas hetimeve të kryera nga policia, dyshohet se vrasja ka ndodhur jashtë lokalit teksa të rinjtë nga Kukësi po tentonin të largoheshin me automjetin e tyre.

Ora 10:19
FOTO/ Ky është 31 vjeçari nga Kukësi që u vra me armë zjarri jashtë lokalit në Prizren, kishte ardhur nga Franca për të festuar Vitin e Ri

1672737147_WhatsAppImage20230103at10.10.33.jpeg

Ky është Visart Cengu, 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në orët e para të mëgjesit të sotëm jashtë një lokali në Prizren. Mësohet se i riu jetonte në Francë ndërsa ishte kthyer në vendlindje për të festuar vitin e ri.

Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’. Gjithçka mendohet të ketë ndodhur pas konfliktimit fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi.

Ora 08:22
E quan veten ‘Kobra’, kush është pronari i lokalit në Prizren që vrau 31-vjeçarin nga Kukësi! Pëlqen jetën e luksit dhe mban pllakë floriri në qafë (FOTO)

 

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.

Ora 08:19
EMRAT/ U konfliktuan me grushta, detaje nga vrasja e 31 vjeçarit nga Kukësi dhe plagosja e shokut të tij! Pronari i lokalit në Prizren i qëlloi me armë zjarri

1672730312_cobrae1453972277930780x439.png

Visart Cengu është 31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për spitalin e Kukësit. Rufgen Shehu i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Arben Basha  dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë të Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i Dvp Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të nates " Kobra"  në Prizren  në momentin që këta po largoheshin me automjet.

Konflikti ishte i castit, fizik në lokal dhe jo me armë. Dyshohet se pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe me pseudonimin Kobra, ka qëelluar me armë zjarri drejt tre personave duke plagosur me armë zjarri njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur Visart Cengu.