Në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti, Report Tv siguron FOTO-n e Flodian Plakut, i njohur edhe si 'Pole Qorri'
Flodian Plaku (Mamo-Serjani), i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas
Ky që shihni në foto është Flodian Plaku, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, me disa precedentë të mëparshëm penalë dhe aktualisht një nga më të kërkuarit e listës së Policisë së Shtetit.
41-vjeçari nga Vlora, por që jetonte kryesisht në Greqi dhe Itali, kurse aktualisht dyshohet se fshihet në Dubai, akuzohet si një nga tre atentatorët ndaj ish-policit Gentjan Bejtja, më 15 Mars të këtij viti në Fushë-Krujë, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.
Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.
Më shumë se 5 muaj nga atentati mafioz që la të vdekur me breshëri plumbash 43-vjeçarin në oborrin e banesës së tij, në Larushk, policia konfirmoi dje (29 Gusht) se ka shpallur në kërkim Plakun. 41-vjeçari nga Vlora, dyshohet se po fshihet në Dubai, ku është arratisur pas atentatit.
Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentian Bejtja, (më 19 mars 2024), policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi dhe u larguan me një tjetër mjet.
I njohur ndryshe si ‘Pole Qorri’, emri i tij rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës, nga Vlora drejt Italisë.
Është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë bashkë me të tjerë të dyshuar. Gomonet me kanabis, sipas hetimeve, ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.
Gjithashtu OFL e ka proceduar për pasuritë e paligjshme katër vite më parë, po në kuadrin e Ligjit Antimafia dhe dosjes italiane.
A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
27.8%
-
Jo
64.4%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 1092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
VIDEO/ Momenti kur Policia shkon drejt fshatit Qerekë në Nikël, ku është zbuluar laboratori i drogës
15 Nëntor 2024, 22:12
-
Mirditë/ Me pistoletë me fishek në fole, kapet 29-vjeçari nga Nikla me dy emra, po arratisej drejt Italisë! Në kërkim për dhunimin e gjobitjen e pronarit të një karburanti (VIDEO+EMRI)
3 Nëntor 2024, 10:21
-
Aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin në Fushë Krujë-Tapizë dhe u arratis, pranga shoferit të dyshuar! (EMRI)
17 Tetor 2024, 09:28
-
Atentati i dyshuar ndaj Trump, Prokuroria e SHBA: Ryan Routh nën akuzë për përpjekje për të vrarë një kandidat për president
25 Shtator 2024, 09:18
-
VIDEO/ Atentati i dyshuar ndaj Trump, momenti i arrestimit të Routh, i kapur nga kamera e trupit të një oficeri
17 Shtator 2024, 09:48
-
“Sulmi ndaj meje për shkak të Harris dhe Biden”, Trump akuzon rivalët! Autori qëndroi 12 orë në fushë, por nuk qëlloi!
16 Shtator 2024, 20:50
-
SKEDA/ Konfliktet hakmarrëse mes Marklen Hakës dhe Gentjan Bejtjas! Vrasja e hallës, atentatet në seri mes tyre dhe vrasjet
6 Shtator 2024, 16:08
-
U plagos dje në atentatin e “Don Boskos”, më 2011 Kastriot Elezi u arratis nga burgu në Austri, akuzohej për grabitje! Përdori enë kuzhine, iku nga tubat e ajrimit
4 Shtator 2024, 12:30
-
SKEDA/ Gentjan Bejtja, ‘mishi i huaj’ mes klanit të Ervis Martinajt dhe aleancave Dokle-Duka-Bami! Saga e hakmarrjes, viktimat e atentateve dhe precedentët
29 Gusht 2024, 11:54
-
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, shpallet në kërkim një nga ekzekutorët nga Vlora, i njohur si ‘Pole Qorri’! Dyshohet se urdhri për vrasjen u dha nga Dubai
29 Gusht 2024, 10:15
-
Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur
12 Gusht 2024, 09:22
Dy është prototip fshatar Dukati. Po të jetë në Dubai i bie që unë të jem president i Amerikës. Kërkojeni në Vlorë se atje është!
PërgjigjuOree Melaminu eshte ky ereee!!!
PërgjigjuMe than qe eshte eshte qe eshte super i lodhur po' se mendova kaq te lodhur duket si coban , un them ky do behet , po' su bere lum fshateret per Ty
Përgjigjupole qorri e hengre o mavri ti nuk shikon as mir
PërgjigjuËshtë bër vrasja me pagesë biznes i rregullt dhe kjo tregon se në cfarë grade ka arritur kjo shoqëri
PërgjigjuÇ’na bëne more
Përgjigju