Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, shpallet në kërkim një nga ekzekutorët nga Vlora, i njohur si ‘Pole Qorri’! Dyshohet se urdhri për vrasjen u dha nga Dubai

TIIRANË- Më shumë se 5 muaj nga atentati mafioz që la të vdekur me breshëri plumbash Gentian Bejtjan, në oborrin e banesës së tij, në Larushk të Fushë-Krujës, policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar një tjetër të dyshuar si ekzekutor i 43-vjeçarit. Bëhet fjalë për Flodian Plakun, 41-vjeç, i cili përdor edhe 2 mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo), pjesë e grupeve kriminale të Vlorës.

Ndaj Flodian Plakut (Serjani dhe Mamo), gjykata e Tiranës ka caktuar më 26 korrik masën e sigurisë ‘arrest me burg’ si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. 

Në 2019, ai u arrestua dhe njihet si kreu i një bande që me gomone niste kanabis nga Shqipëria në Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes. Anëtarë e bandës ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, shkruanin atëkohë mediat italiane.

Për arrestimin e atentatorit, i njohur me pseudonimin ‘Pole Qorri’, policia e Vlorës ka kryer kontrolle në disa vende si dhe në banesë, por nuk është gjetur, ndërsa dyshohet se është në Dubai. Report Tv mëson se grupi hetimor ka dyshime që urdhri i vrasjes është dhënë nga Dubai, ku vijojnë vijojnë hetimet me autoritetet e huaja.

Për largimin e tij, dyshimet u ngritën edhe tek një agjenci udhëtimesh në Lezhë, 'në zbatim të vendimit të gjykatës së Tiranës, polica ka kryer kontrolle edhe në një agjenci udhëtimesh në Lezhë, ku janë administruar pajisje elektronike dhe dokumente me vlerë për hetimin'- njofton policia.

Vetëm pak ditë pasi u vra Gentian Bejtja, më 19 mars, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz.

Ndaj Ilir Beqarajt, i arrestuar më parë për ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, prokuroria e Tiranës ka bërë rikualifikimin e veprës penale, duke shtuar ndaj tij edhe veprën penale për ‘Vrasje me Paramendim’. Ndërsa Edison Haxhiu, akuzohet për ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’.

Si ndodhi vrasja e Gentian Bejtjas, çfarë është zbuluar deri tani zyrtarisht nga hetimet?!
Pesë muaj pas krimit të rëndë, policia tregon se nga hetimet doli që autorët iu afruan banesës së Gentjan Bejtjas, baba i dy fëmijëve, me automjetin “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pasi e vranë, po me këtë automjet u larguan në rrugën Larushkë – Thumanë.

Pas mbikalimit të Fushë Krujës, u kthyen majtas dhe në fshatin Hasan dogjën makinën. Policia thotë se është vërtetuar që autorët u larguan me një mjet “Volksëagen Golf” i zi, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë.

Më pas devijuan djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës në drejtim të fshatit Bubq. “Volksëagen Golf” me targë AB960GG, ishte pronë e Edison Haxhiut, 30 vjeç, nga Miloti por banues në Tiranë. Po kështu, kjo makinë ishte përdorur edhe nga Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, po nga Miloti por me banim në Tiranë.

'Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip "Volksëagen Golf" me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambjentet e Policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari  janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ëalther”  me tetë fishekë, një armë zjarri e markës “Benelli”, e cila mbahej me lejen e organeve të Policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe 3 aparate celulare.'- njofton policia.

Mbi Bejtjan në 15 mars u qëlluan 50 plumba, 30 prej tyre fatal, që e prekën në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se Bejtja kishte dijeni për shumë krime të tjera të 10 viteve të fundit. Ishte i dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve. 42-vjeçari vetë para se të vritej u kishte shpëtuar disa atentateve.

4 Korrik 2023, jashtë ambienteve të shtëpisë iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, u plagos Bejtja si dhe dy djemtë e tij, 10 dhe 13 vjeç. Dyshimet e para ranë mbi Vlater Bamin, por pas 6 muajësh ai doli i lirë për shkak të skadimit të afateve hetimore. Më 9 Janar 2022, Gentian Bejtja u qellua me armë në afërsi të Niklës, por u plagos shoku 31-vjeçar Klodian Stafuka.

Të arrestuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas
Ilir Beqaraj, i akuzuar për armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, dhe ‘Vrasje me Paramendim’. 
Edison Haxhiu, i akuzuar për ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’.
Në kërkim
Flodian Plaku, i akuzuar ‘Vrasja me paramendim’ kryer në bashkëpunim, dhe 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas, kush është ‘Pole Qorri’ nga Vlora, i arrestuar më parë si ‘koka’ e trafikut të drogës me Italinë

Flodian Plaku me dy mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo) është shpallur në kërkim si një nga ekzekutorët e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti në oborrin e banesës së tij në Larshk të Fushë Krujës.

41-vjeçari nga Vlora, dyshohet se fshihet në Dubai. I njohur ndryshe si ‘Pole Qorri’, emri i tij rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë.

Flodian Serjani, është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë dhe njihet si kreu i organizatës kriminale të trafikur të drogës.

Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Anëtarë të kësaj bande kriminale ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, të cilët shpërndanin drogën në komunat e Firences.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/08/2024 03:23

    Me te vertete,si livadhiska i lire ne 2024,kur supozohet i arrestuar ne 2019 si kryetar bande qe bente trafik te gjere droge?!

    Përgjigju
  • Polja: 29/08/2024 22:31

    Ca eshte ky emer i forti Bole Qorri hahaha

    Përgjigju
  • Vlora: 29/08/2024 20:16

    Qenka arrestuar ne Vlore si koka e trafikut te sriges?? Po kush e liroi nga burgu?? Per 20 gram hasha po bejn nga 5 vite burg, ndersa kokat e trafikut lirohen ?? Rroft drejtesia e re

    Përgjigju
  • Cobani: 29/08/2024 15:44

    Mua pole qori

    Përgjigju
    • Vlor@: 30/08/2024 00:14

      Me cilin grup ishte polja ?

    • Polja: 29/08/2024 23:56

      Ej jam n kerkim s ma kane arrestu hala.....

  • Lumi i vlores: 29/08/2024 15:10

    Dhe pole qori kriminel ku do vej i mortja tani smban as Burg ky shejtan po' CTU desh o pole do beheshe bandit te ndimofte zoti o pole se udhe te gjat Ka gjithmon nje rrugzdhje kush flet i pari gishtin kokes gjith krimi kush te flash i pari ja hodhi se ndryshe gjell pa' Mish 313

    Përgjigju
    • labi: 30/08/2024 17:45

      me te gjith ishte bolja o shkret kush i jepte ndonje lek

    • Vlora: 29/08/2024 17:50

      Me ke grup rinte ne vlore ky?

  • Biku: 29/08/2024 14:16

    Jetojne si qene e vdesin si qene. I rofte pasuria dhe gangsterlliku.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 29/08/2024 13:13

    E ta mendosh qe keta lloj llumi i gjen neper resortet e Rivieres cdo vere. Vend i kriminalizuar deri ne palce.

    Përgjigju
  • andi: 29/08/2024 13:02

    dubai eshte strehe kriminelsh nderkombetare dhe terrorizmit. atje perdorin id fallco mafja shqiptare

    Përgjigju
  • Qorrpici: 29/08/2024 12:18

    Edhe koka e trafikut edhe atentator i thjesht sikur nuk shkon. I bie qe bosi i droges te veje e te beje ndonje shperndarje dhe vete se ka nostalgji.

    Përgjigju
  • Shurdhmemeci: 29/08/2024 11:48

    Kur u b dhe ky…….

    Përgjigju
    • Shurdhmemeci: 30/08/2024 04:55

      Polja

    • Vlora41: 29/08/2024 17:59

      Kush eshte ky ?

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni