"Shqiptarja.com" sjell ekskluzivisht fotografinë e turkut, Smsettin Baysal i cili mendohet se ka qenë porositësi i sasisë prej 3 milionë paketa cigare kontrabandë në Portin e Durrësit, të cilat erdhën nga Turqia në Shqipëri.

Ngarkesa u sekuestrua nga autoritetet javën e kaluar, ndërkohë që qëndronte në pesë kontenierë në Port që prej muajit korrik. Baysal dyshohet se është arratisur nga Shqipëria që prej datës 24 shtator 2017.
turku Semsettin Baysal
(Smsettin Baysal, personi që porositi cigaret kontrabandë)

Burimet nga prokuroria thanë se gjatë kohës që kolitë me cigare kanë qëndruar në portin e Durrësit, kjo ngarkesë është kërkuar të tërhiqet mbrapsht nga kompania dërguese, me argumentin se ishte bërë një ngatërrese me vendndodhjen e shkarkimit të mallit.

Kolitë e cigareve kontrabandë në portin e Durrësit u zbuluan nga një Agjenci britanike e Inteligjencës kundër kontrabandimit të duhanit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com