TIRANE - Kolegët e TV A1Report sot janë gjetur në vështirësi. LSI kishte dërguar një material filmik në redaksi mbi një aktivitet të liderit Ilir Meta me të rinjtë e partisë. Nga pika e montazhit, ku po përgatitej kronika u dëgjua një zë: “Ore, po Meta ku është këtu se nuk e shoh?!”
Montazhieri u detyrua të afronte pamjet me qëllim që të kuptohej se ku ndodhej Iliri. I skuqur nga plazhi, veshur me një bluzë të kuqe, në një sfond ku dominonte ngjyra e kuqe... edhe kameramani më i mirë në botë do ta kishte gjetur veten ngushtë, ndërsa përgjegjësit për komunikimin në LSI duhet të bëjnë një “mea culpa” (ose të deklarojnë se ishin me leje).

Me dashamirësi, po u sugjerojmë disa zgjidhje të thjeshta:
1) Pak pudrosje për fytyrën e shefit për të thyer njëtrajtshmërinë me bluzën,
2) Një bluzë tjetër që të dallohet nga e kuqja
3) Të paktën një sfond tjetër.
Teleshikuesit do të falënderonin përzemërsisht!
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com