Vendimi i liderëve të Bashkimit Europian për vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë, të cilat do t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së, që në 24 orëshin e parë ka filluar të japë efektet e para.
Në një postim të presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, ai thekson se Evropa ka hyrë tashmë në veprim si për të treguar se embargoja e fluturimeve ka hyrë në fuqi.
Fotoja tregon “bllokimin e trafikut” në hapësirat ajrore rreth Bjellorusisë, pasi kompanitë ajrore pezulluan njëra pas tjetrës fluturimet.
Vendimi I BE për sanksione erdhi pasi autoritetet bjelloruse urdhëruan uljen një avioni civil në të cilin udhëtonte një gazetar i opozitës Raman Pratasevich, 26 vjeç, i cili përballet me akuza për të cilat mund të dënohet me 15 vite burg. Autoritet bjelloruse madje aktivizuan një avion ushtarak për të ndjekur avionin civil, i cili ishte nisur nga Athina për në Vilnius me 23 maj, pas alarmit për një bombë që në fund rezultoi i rremë.