Mons. Vinçenc Prennushi, O. F. M.
U arrestua në vitin 1947 dhe u dënua me 20 vjet burgim.
Vdiq në burg në Durrës me 19 mars 1949
At Bernardin Palaj O.F.M.
Në 1946 u arrestua dhe vdiq në tortura para se të dënohej, më 8 Dhjetor 1947 në Shkodër, e lidhën me tela të ndryshkur, duke bërë që të vdiste nga tetanozi.
Dom Ndre Zadeja
I pari meshtarë që është pushkatuar në Shkodër nga komunistët që sapo kishin hyrë në pushtet, më 25 Mars 1945
Dom Lazer Shantoja
Tmerrësisht dhe barbarisht i torturuar u pushkatua në vitin 1946
At Gjon Shllaku O. F. M.
U pushkatua më 4 Mars 1946
Mons. Jul Bonati
Për ta torturuar më shumë e futën në një manikom, ku vdiq, në vitin 1951
Dom Lekë Sirdani
E bënë të sillej përreth famullisë së tij në zonën e Koplikut e pastaj i futur përsë gjalli në një pus ujërash të zeza dhe i lënë aty të vdesë në vitin 1948, bashkë me dom Pjetër Çunin
Imzot Frano Gjini
U arrestua në muajin e Tetorit të 1946 si «spiun i Vatikanit» e si «bashkëpunëtorë i anglezëve dhe organizator i kryengritjes së Postribës 1946»
At Çiprian Nikaj O.F.M
U pushkatua më 11 Mars 1948, jashtë mureve të varrezave
Dom Dedë Plani
Vdiq ndër tortura para se të ishte gjykuar me 30 Prill 1949
Dom Ejell Deda
Qe arrestuar në 1947 dhe i dënuar me dhjetë vjet burgim. Vdiq në burg me 12 Maj 1948
At Gaspër Suma O. F. M
Ka pasur një shpirt të madh sakrifice. Qe arrestuar dhe vdiq në burg në 1947. In odium fidei
Papas (At) Josif Mihali- (prift katolik i ritit bizantin)
U arrestua në 1945 sepse ishte prift katolik dhe u dërgua me punë të detyruar në Korcë. I rraskapitur nga lodhja, meqë nuk mund të punonte më u varros i gjallë në kënetën e Maliqit. Ishte Tetori i vitit 1948.
Dom Jozef Maksen
Qe mbyllur në burgun e Tiranës dhe nga aty u zhduk
At Karl Serreqi O. F. M.
U dënua me vdekje me 18 Janar 1947, por pas pak ditësh dënimi u ndërrua në burgim të përjetshëm. Vdiq në burgun e Burrelit me 5 Prill 1954
Dom Luigj Prendushi
I akuzuar si prift katolik që ishte një spiun i Vatikanit, u arrestua dhe u pushkatua për të terrorizuar popullin, me 24 Janar 1947
Dom Mark Gjani
I arrestuar në vitin 1945 vdiq në shën Pal të Mirditës pas torturave
At Mati Prendushi O. F. M.
Në vitin 1946 qe arrestuar me akuzën e rremë se kishte fshehur armë nën elterin e shën Andout në kishën françeskane të Shkodrës, dhe për këtë qe pushkatuar nga komunistët
Dom Mikel Beltoja
Për ta bërë të heshtte në sallën e gjyqit pasiqë e kanë zhveshur e therën disa herë me zumça.
Jeta e tij ka qënë një dëshmi heroike, dhe për këtë nderohet nga ata që e kanë njohur
Dom Pjetër Çuni
Egërsisht i torturuar u fut përsë gjalli në një pus ujërash të zeza, ku vdiq.
At Serafin Koda O. F. M.
Ka vdekur, në Lezhë, ndër tortura në vitin 1947, pasi që ia kanë futur thonjët në fyt, duke i bërë që të dilnin venët nga fyti
Dom Shtjefën Kurti
Pas mbylljes së kishave qe çuar në kufi të Gurëzit (Milot) e pastaj qe arrestuar përsëri dhe denuar me vdekje in odium fidei
Dom Anton Muzaj
Në vitin 1948 u arrestua dhe u lirua pas shumë torturave dhe nga semundja e rendë e turbekulozit në moshën 26 vjecare vdiq në pallatin arqipeshkvnorë të Shkodrës
Gjon Pantalia S.J.
Vdiq nën tortura me 31 Tetor 1947
Dom Dedë Malaj
U pushkatua me 12. 05. 1959 në moshën 42 vjeçare
Dom Ndoc Suma
Me 8 dhjetor 1946 u arrestua ndërsa kremtonte Meshën e Shenjtë
Dom Marin Shkurti
U pushkatua në vitin 1968
Don Alfons Tracki
“… nuk më vjen keq aspak se po vdes bashkë me vëllezërit e mi, sepse, për sa kam mundur, kam kontribuuar edhe unë me ju, për të mirën tuaj dhe të fesë së Krishtit”
Dom Anton Zogaj
I arrestuar në vitin 1945, qe pushkatuar me 31 dhjetor 1946 në Porti Romano të Durrësit
Mark Çuni
Ka qenë pushkatuar me 4 mars 1946 dhe vdiq me fjalët: “Rroftë Krishti mbret e i fai armiqët”
At Luigj Paliq O. F. M.
U vra me atentat nga serbët më 7 mars 1913
Dom Gjon Gazulli
“Po vdes i pafajshëm, Rroftë Krishti, mbreti jonë! Rroftë Kisha Katolike, nëna jonë! Rroftë Papa, ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë”.
Qerim Sadiku
Qe arrestuar me 3 dhjetor 1945 dhe duroi torturat me kurajo të madhe
U arrestua dhe pushkatua me 4 Mars 1946
Gjelosh Lulashi
U arrestua dhe pushkatua me 4 Mars 1946
Fran Mirakaj
Qe pushkatuar 29 vjeçar në korrikun e vitit 1946
At Daniel Dajani
Jezuit shqiptar, u pushkatua në Shkodër, më 04 mars 1946
Dom Jak Bushati
E akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë: pretekste të cilat e çuan në pushkatimin pa gjyq më 12 shkurt 1949.
At Giovanni Fausti
U vra në Shkodër më 04 Mars 1946 jezuit, misionar italian, me kulturë të gjerë dhe përshpirtëri shumë të madhe, në Shqipëri kishte detyrën e zëvendës-provincialit.
Rishtarja stigmatine Maria Tuci
Ndërroi jetë në moshën 32 vjeçare në Shkodër, u torturua e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)