TIRANË - Një ujë, një red bull, nje soda orange janë blerë këtë vit në jug të Vendit për 4600 lekë të reja. Kjo është fatura e kripur që turistët kanë paguar në një nga hotelet në jug duke i lënë shije mjaft të keqe turistëve.
Fatura me çmimin kripur po bën xhiron në facebook duke u komentuar jo pa një betim për të mos u kthyer më :... një ujë 300 lekë, një redbull 600 lekë e një soda orange 500 lekë.
Jugu shqiptar këtë vit pavarësisht përmirësimeve në standardet e hoteleve, ofron çmime të larta në sherbime.
Abuzimi me shërbimet e ofruara e çmime të larta pa një raport të drejtë cilësi/çmim është një pasojë e vjetër që la gjurmë në rënien e fluksit të turistëve në Vlorë, Sarandë.
Në komentin që shoqëron faturën nuk tregohet se në cilin resort në jug të vendit është paguar, por bëhet apel që bizneset e turizmit të punojnë per nje konsolidim afatgjate te tyre.

(Ne foto: Fatura e paguar)
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com