Bashkia e Himarës ka avancuar ndjeshëm punimet për ndërtimin e shëtitores buzë detit. Projekti i startuar vetëm pak javë më parë, duket se është drejt përfundimit, siç e dëshmojnë edhe këto foto. Punimet në kanalet nëntokësore kanë përfunduar, traseja është sistemuar, ndërsaj janë mbjellë edhe pemët dekorative. Ajo që mbetet është ndërtimi i trotuareve dhe veprave të tjera dekorative.

 lungomare

lungomare
(Punimet në shëtitoren e Himarës)

projekti i lungomares

lungomare

lungomare e himares

(Projekti i "Lungomares" në Himarë)


Ndonëse Himara do të ketë në sezonin e kësaj vere një nga shëtitoret më të bukura në të gjithë bregdetin shqiptar, e njëjta gjë s'mund të thuhet për Vlorën. Punimet aty vijojnë me ritme shumë të ngadalëta, ndërsa një problem më vete i shkaktuar nga ngecja e punimeve është edhe bllokimi i trafikut të automjeteve në jo pak raste, por sidomos gjatë sezonit turistik.
 
lungomare ne vlore

lungomare ne vlore
(Punimet për "Lungomaren" e Vlorës)

Punimet për "Lungomaren" atje kanë nisur 1 vit e gjysmë më parë, por dita e përfundimit të tyre duket e largët. Edhe për sezonin turistik që po afron, duket se Vlora dhe turistët e shumtë vendas e të huaj që e vizitojnë atë, nuk do t'i gëzohen shëtitores së premtuar.
 
Nuk dihet arsyeja e zvarritjes së punimeve në Vlorë, në një kohë kur, Bashkia e Himarës, me një buxhet disa herë më të vogël se ajo e Vlorës, do të inaugurojë vetëm pas pak javësh "Lungomaren", pavarësisht se punimet për të nisën vetëm disa javë më parë. 

Redaksia Online
(L.Q/Shqiptarja.com)