Luksi i shfrenuar i Armina Mevlanit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale por këtë herë ka kaluar çdo limit.
U dëgjuan në çdo cep të Tiranës fishekzjarret që Shkëlzeni hodhi për ditëlindjen e saj, kemi parë çdo skaj bote ku ajo ka shkuar për pushime në çdo stinë të vitit.
Sigurisht që benefite të tilla nuk mund t’i ketë çdo vajzë në moshën e Arminës, por ajo është nusja e djalit të ish- kryeministrit dhe ja lejon vetes këto “shfrenime”. Të gjithë ne kemi “kontribuar” nga pak në qejfet e Arminës.
Por siç duket nuk kanë fund “çmenduritë” e Arminës dhe financuesit të saj Shkëlzen Berisha. Së fundmi ajo ka arritur të ketë edhe një verë me emrin e saj.
Në llogarinë e saj në “Facebook” ajo shkruan: “Falenderoj Hotelin me te mire ne Stamboll “Ritz Carlton” që me mirëpret dhe me trajton si princeshë.
Suitat në këtë hotel nisin nga 475 euro/nata dhe arrijnë shifra mbi një mijë euro.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com