VLORE - Faza e parë e punimeve të projektit të “Lungomares” sapo ka nisur ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në foton e postuar nga Kryeministri Rama dhe dixhiturën krah saj, ai thekson se së shpejti ashtu siç është premtuar, qyteti bregdetar i Vlorës do të ketë një vijë ranore të një plazhi model.

“Ja dhe faza 1 e punes se saponisur sot per "Lungomaren" e Vlores:-) Nje vije e re ranore per nje plazh si qemoti:-)” shkruan Rama
 
Projekti “Lungomare” është një ndër projeket më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, i cili synon të transformojë vijë bregdetare të jugut të Shqipërisë dhe të Vlorës në veçanti.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)