Foto/Manjola Nallbani përfaqëson
Shqipërinë në Javën Ballkanike

Foto/Manjola Nallbani përfaqëson<br />Shqipërinë në Javën Ballkanike
Manjola Nallbani, artistja shumëdimensionale shqiptare është zgjedhur për të përfaqësuar vendin tonë në “Javën e Kulturës Ballkanike”, e cila do të mbahet në Selanik, Greqi. Nata kushtuar muzikës shqiptare do të jetë të shtunën në 3 shtator, në orën 21:00.

Këngëtarja do të performojë në një koncert ‘live’ këngët më të bukura popullore të të gjithë trevave shqiptare, si dhe hitet e saj, që e kanë bërë atë një nga artistet më të pëlqyera shqiptare.  Manjola Nallbani do të shoqërohet nga një grup instrumentistësh.

Ka qenë vetë artistja që e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku këto të fundit nuk i kanë kursyer komentet me superlativa për Nallbanin. “Ndihem vërtet e nderuar të përfaqësoj Shqipërinë në “Javën e Kulturës Ballkanike” Selanik, Greqi (nata shqiptare).

Në një koncert live, me repertor të përbërë nga disa prej këngëve më të bukura popullore të të gjithë trevave dhe muzikë e lehtë. Bashkë me një band instrumentistësh të shkëlqyer, Ermal Pepa, Endrit Shani, Sokol Bimi, Ervis Keptiu, Alex Zyka. Me deshirën për t’ju dhënë një natë sa më të bukur e dinjitoze, gjithë shqiptarëve që do të jenë me ne”
, ka shkruar Manjola.









Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

32/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)