Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka rrëfyer detaje nga përplasja me protestuesen Arvina Lleshi, gjatë një takimi me banorë pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë, në kuadër të ‘Pranisë Besnike’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka dhënë versionin e tij për ngjarjen dhe ka deklaruar se takimi ishte zhvilluar për të dëgjuar problematikat dhe shqetësimet e banorëve.
Ai pretendon se Arvina Lleshi, së bashku me persona të tjerë, fillimisht e ka thirrur nga larg, ndërsa më pas është afruar dhe është bërë pjesë e takimit.
Braçe tha se situata u tensionua rreth orës 18:00, kur Lleshi nisi të shajë, fyejë dhe mallkojë disa prej personave të pranishëm. Ai mohon që banorët ta kenë fyer apo ofenduar Lleshin dhe thotë se, në fund, disa prej tyre u përpoqën ta qetësonin.
Deputeti socialist pretendoi se dikush përmes telefonit, duke i dërguar vazhdimisht mesazhe, e tutelonte Arvina Lleshin dhe e udhëzonte që të shante e ofendonte.
Sipas Braçes, gjatë takimit të ‘Pranisë Besnike’ në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, janë marrë 42-43 ankesa nga 38 banorë dhe se këto çështje do të adresohen pranë institucioneve përkatëse.
Reagimi i Erion Braçes:
E vërteta për takimin tim dje;
por edhe për Arvinën, grupin e saj teknik, sharjet, fyerjet, mallkimet ndaj njerëzve në takim!
(Një sqarim përmes videove të kamerave në takim, për portalet dhe mediat serioze që nuk bëjnë as minimumin për të ditur të vërtetën)
1. Dje kisha lajmëruar një takim me disa blloqe rreth shkollës “Vasil Shanto”, për të bërë atë që bëj çdo ditë – dëgjim, shënim, rekomandim, ndjekje, zgjidhje.
2. Para se të niste takimi, e njohura si Arvina Lleshi, bashkë me grupin e saj që e tutelonte në terren dhe një tjetër në telefon, nisi të thërriste nga matanë rrugës.
3. E kam ftuar të afrohet, ka ardhur pa bërtitur, kemi shkëmbyer përshëndetje, e kam pyetur për shëndetin – nisur nga ç’kish ndodhur ditë më parë, më tha që kishte ardhur për mua; e kam ftuar të vijë në takim e të dëgjojë, të mos thërrasë nga rruga; është bindur, ka ardhur, ka ndenjur, ka ikur, ka ardhur përsëri, ka ndenjur nëpër stola, është bërë pjesë e takimit;
ja ku e keni, shihni kamerat rreth takimit, është Arvina, shoqja e saj, unë që e ftoj të vijë në takim, shokët e saj).
4. Unë kam marrë gjatë takimit 42-43 ankesa, shqetësime, halle personale dhe komunitare nga 38 banorë; nga e hëna nisen në institucione për përgjigje, zgjidhje që njerëzit presin; Arvina i dëgjoi sa mundi qetësisht, për shkak se ai që e tutelonte nga telefoni i shkruante pa pushim.
5. Pranë orës 18:00 e humbi qetësinë dhe hyri në rol; nisi të shajë, të fyejë, madje deri të mallkojë njerëzit që ishin aty dhe që deri në atë moment, jo vetëm kishin treguar hallet, por edhe kishin shprehur pakënaqësi e kritika.
6. Kam reaguar unë disa herë, pastaj njerëz që ishin krejt të rastësishëm aty, për herë të parë, për shkak të takimit; askush nuk është zënë, askush nuk e ka fyer e ofenduar; madje disa janë sjellë si prindër me të, prindër të dashur, as të dhunshëm e as vrasës – apo jo, Arvina; dikush i dha çamçakëz për të bërë poza, dikush karamele për hapje fyti, dikush monedha për kafe, për t’u qetësuar.
Arvina tha që ishte pa punë, por Arvina është në punë, këtë punë që e bën çdo ditë dhe ka të ardhura prej saj.
Disa fjalë më shumë dje, një kor që në nisje, ma bëri pjesë të një oligarku kellire, më i madhi sot në politikë!
-
E tutelon “ Big Brotheri” me leke shume dhe me krime shume!
Përgjigju











Komente
Komento