Ndonëse është treguar shumë e rezervuar në këto muaj shtatzënie, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka shuar më në fund kureshtjen e fansave të saj.

Këngëtarja e njohur ka treguar më në fund se si duket barku i saj i rrumbullakosur, teksa ndodhet në muajin e 8 të shtatzënisë. Ajo ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi të ngushtë, që i tregon barkun.

Këngëtarja shfaqet duke ngjitur shkallët elektrike, teksa kthehet dhe i buzëqesh kamerës. Kujtojmë që Besi dhe Xhensila do bëhen prindër të një vajze.


(Xhensila duke ngjitur shkallët elektrike)