FOTO/ Messi me 'Jeep' dhe Ronaldo në Torino, dy 'yjet' e futbollit shijojnë pushimet

FOTO/ Messi me 'Jeep' dhe Ronaldo në Torino, dy 'yjet' e futbollit shijojnë pushimet

Prej më shumë se 10 vitesh Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë rivalët më të mëdhenj në fushë e lojs, duke i dhuruar futbolldashësve maksimumin e spektaklit që ky sport i magjishëm ofron. Tani që futbolli i luajtur është ndalur dy futbollistët në distancë i ka bashkuar diçka tjetër, pushimet e verës me familjen.

Messi ka më pak ditë në dispozicion për të rifituar energjitë pas një sezoni të lodhshëm, pasi numri 10 i Barcelonës mori pjesë me Argjentinën deri në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës. Gjithsesi nga Barcelona i janë siguruar disa ditë më tepër leje se pjesa tjetër e skuadrës. Fituesi i 5 herë Topit të Artë nuk ka humbur kohë dhe së bashku me familjen duket se po i shijon në maksimum këto ditë të nzehta korriku.

Së fundmi në llogarinë e tij në rrjetet sociale Messi ka postuar një foto duke ngarë një makinë ‘Jeep’ me sfond detit, ndërsa së bashku me të janë tre djemtë Thiago, Ciro dhe Mateo si dhe bashkëshortja Roccuzzo. Një foto që ka bërë jo pak përshtypje është edhe ajo me djalin më të vogël, i cili pas mëngjesit e shikon të atin si idhull.

Ndërkohë Ronaldo, i cili gjithashtu ka fituar 5 herë ‘Topin e Artë’, ka publikuar një foto me sfond pikturesk teksa shijon një darkë në Torino. Portugezi shfaqet së bashku me të dashurën Georgina, ndërsa nuk mungojnë të balacuar nga të dy krahët fëmijët Alana Martina, Eva dhe Mateo.

Në foto Ronaldo shkruan: “Nuk mund ta tregoj dot se si ndjehesh të vish në shtëpi pas një dite të lodhshme dhe të jesh me familjen tënde të dashur.” Kujtojmë se Ronaldo ka nisur fazën përgatitore me Juventusin.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë