Para ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës, ekipi i Milanit ka vizituar shtëpinë e Nënë Terezës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Montela kanë publikuar edhe foto në rrjetet sociale pas vizitës në shtëpinë e shenjtores shqiptare.

Leonardo Bonuçi pas vizitës ka bërë edhe një postim në “Instagram”.

“Unë mund të bëj diçka që ti nuk e bën dot dhe ti mund të bësh gjërat që nuk mundem unë. Të dy së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha. Nënë Tereza”.

Milani fitoi mbrëmë edhe ndeshjen e kthimit përballë Shkëndijës duke mos e vendosur në diskutim kualifikimin. 

[gallery]23618[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com