Belind Këlliçi bën gjithçka për t’i rënë në sy liderit Sali Berisha, kjo nuk ka asnjë dyshim. Por, me përpjekjet e tij për të tërhequr vëmendjen e kreut të PD-së, Këlliçi duket se ka devijuar nga udhëzimi i dhënë nga Berisha për të përdorur sa më shumë rrjetet sociale.

Një strategji e që kryedemokrati po përpiqet ta ‘huazojë’ nga Peter Magyar pas fitores së tij në Hungari, por në ndryshim nga Magyar, opozitarët tanë nuk po arrijnë ta kthejnë rrjetin social në një instrument real mobilizimi qytetar, veçse po kthehen në qesharakë, si ky rast i Belind Këlliçit, i cili u shfaq në rrjetet sociale me një festë të çudtishme.

Pas protestës me molotovë, bashkë me një grup militantësh ai postoi foto në Facebook nga komisariati numër 1, me dy gishtat lart. Në vend se të shqetësohet se grupi i zjarrit u kap në flagrancë me çantat e mbushura me molotovë, Këlliçi ka zgjedhur të festojë sikur të ishin në dasmë.

Të shpresojmë se me këtë strategji të re, Këlliçi dhe Berisha do t’ia dalin të rrëzojnë Ramën, pasi me numrat në bulevard dështuan.

Postimi i Belind Këlliçit