-
Kievi dhe Budapesti pranë marrëveshjes historike, Ukraina ndryshon ligjin për pakicën hungareze në këmbim të heqjes së vetos për negociatat me BE-në
Sot në parlamentin ukrainas është paraqitur një projektligj që zgjeron të drejtat arsimore të pakicave kombëtare dhe forcon garancitë për përdorimin e gjuhës së tyre në shkolla. Nëse ligji miratohet, Hungaria mund të heqë veton për hapjen e pjesëve të tjera të negociatave të Ukrainës me BE-në.
2 Tetor, 18:11 -
Hungari/ Arrestohen dy ish-ministra të qeverisë Orban! Dyshohen për korrupsion dhe përvetësim fondesh
Balazs Hanko dhe Miklos Sesztak u ndaluan pasi parlamenti u hoqi imunitetin. Njëri dyshohet për keqpërdorimin e fondeve shtetërore, ndërsa tjetri për përfshirje në një çështje korrupsioni me ryshfete mbi 11 miliardë forinta.
29 Shtator, 15:46 -
Parlamenti hungarez i heq imunitetin kryeministrit Peter Magyar, nën hetim për 'vjedhjen' e një telefoni në vitin 2024
Magyar kërkoi vetë që deputetët të votonin për heqjen e imunitetit të tij. Gjatë fjalës në Parlament, ai kritikoi Prokurorinë e Përgjithshme dhe akuzoi qeveritë e mëparshme për provokime, duke i cilësuar ato si “mafia”.
28 Shtator, 16:22 -
Një xhiro me Vespa rrugëve të Romës, kryeministri hungarez shijon ‘dolce vita’-n në Qytetin e Përjetshëm (VIDEO)
Magyar shfaqet i shkujdesur, duke shijuar kohën me të birin dhe atmosferën e Romës. Magyar iu dorëzua plotësisht atmosferës së qytetit, duke kërcyer mes turistëve dhe vendasve nën ritmet e “Sarà perché ti amo”.
28 Shtator, 09:17 -
Thoma Gëllçi: Fillon gjuetia për miliardat e grabitura
Është ngritur një superinstitucion për rikuperimin e pasurive, me kompetenca për të ndjekur paratë, kontratat, pronat dhe kompanitë, për të zbuluar kush fshihet pas tyre dhe për t’i çuar çështjet deri në ndjekje penale; pyetja nuk do të jetë më vetëm “kush vodhi?”, por “ku janë paratë dhe si i kthehen shtetit?”.
8 Shtator, 09:37 -
Nis gjuetia e Hungarisë për miliardat e sistemit Orbán, themelohet institucioni edhe për ndjekjen ligjore të përfituesve
Peter Magyar u ka premtuar hungarezëve se do të rikthejë shtetit asetet e fituara në mënyrë të paligjshme gjatë epokës së Orbán-it. Për qeverinë e Partisë Tisza kjo është çështje besueshmërie.
6 Shtator, 10:05 -
U shkarkua nga Orban, Andras Baka merr drejtimin e Hungarisë, zgjidhet president me shumicë votash
Parlamenti i Hungarisë ka zgjedhur presidentin e ri të vendit. Andras Baka, ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ish-kryetar i Gjykatës Supreme të Hungarisë, mori 140 vota pro dhe 6 kundër,
11 Gusht, 16:58 -
E shkarkoi Orban, tani pritet të bëhet president, partia e Peter Magyar propozon ish-kreun e Gjykatës së Lartë për postin më të lartë në Hungari
Andras Baka u largua nga detyra në vitin 2011, ndërsa Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi më pas se shkarkimi i tij lidhej me kritikat ndaj qeverisë së Viktor Orbán.
9 Gusht, 09:25 -
-
Kush është Judit Polgar, mbretëresha e pamposhtur e shahut që mund të bëhet presidentja e ardhshme e Hungarisë
Pas nënshkrimit të dorëheqjes së presidentit Tamas Sulyok, kryeministri hungarez Peter Magyar njoftoi se do ta propozojë Judit Polgar për postin më të lartë të shtetit. Ajo, megjithatë, ende nuk ka dhënë një përgjigje.
20 Korrik, 19:11 -
-
Magyar ‘këput’ një tjetër fije të pushtetit të Orbán! Presidenti hungarez nënshkruan amendamentin e fundit të mandatit të tij pas shkarkimit nga detyra
Mandati i Sulyokut do të përfundojë zyrtarisht në mesnatën e së hënës, kur kryetarja e Parlamentit, Ágnes Forsthoffer, do të marrë automatikisht përsipër detyrat e tij deri në momentin kur ligjvënësit të zgjedhin një president të ri, një proces që ka një afat prej 30 ditësh.
19 Korrik, 17:21 -
-
Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh: Ju kërkojmë ndjesë që ju kemi mashtruar
Riorganizimi i medias publike ishte një nga zotimet kryesore të Péter Magyar, i cili mori drejtimin e vendit në prill, pas fitores ndaj Viktor Orbán, që kishte qëndruar në pushtet për 16 vjet.
8 Korrik, 13:47 -
Katër kryeministra të rinj në samitin e BE-së, ja si po ndryshon aritmetika e pushtetit në Bruksel pas largimit të Viktor Orbanit
Mbi samitin e sotëm rëndon një pyetje: kush do të marrë rolin që për vite me radhë e mbajti Viktor Orbani. Ish-kryeministri hungarez u bë i njohur për bllokimin, vonimin dhe përdorimin si mjet presioni të vendimeve të Bashkimit Europian
18 Qershor, 15:50 -
Hungaria ndryshon Kushtetutën, Kryeministrat jo më shumë se 8 vite në pushtet! Bllokohet rikthimi i mundshëm i Orban në këtë post
Parlamenti i Hungarisë miratoi dje një amendament kushtetues që u lejon kryeministrave të shërbejnë për një maksimum prej tetë vjetësh, duke i ndaluar në mënyrë efektive ish-kryeministrit Viktor Orban të mbajë përsëri këtë rol.
16 Qershor, 08:43 -
Hungaria iu shpall luftë oligarkëve të Orbanit, qeveria e re synon të taksojë miliarderët me taksë të re mbi pasurinë
Pas rrëzimit të Viktor Orban nga pushteti, kryeministri Peter Magyar po përgatit një reformë që mund ta bëjë Hungarinë vendin e parë në BE që rikthen taksën mbi pasurinë. Në shënjestër janë biznesmenët që u pasuruan gjatë 16 viteve të qeverisjes së mëparshme.
2 Qershor, 15:05 -
'Do të ndryshojmë Kushtetutën', Kryeministri i Hungarisë kërkon largimin e Presidentit dhe çdo zyrtari të emëruar nga Victor Orban
Peter Magyar i cilëson “kukulla të Orbanit” një pjesë të drejtuesve të institucioneve dhe paralajmëron shkarkimin e tyre me anë të ndryshimeve kushtetuese.
1 Qershor, 13:39 -
-