TIRANË - Prej kohësh dy prej drejtuesve kryesorë të shtetit shqiptar, presidenti Topi dhe kryeministri Berisha nuk kanë patur asnjë komunikim mes tyre. Madje këtë fakt, vetë kreu i shtetit e deklaroi gjatë një interviste televizive.
Edhe aktivitetet ku ata janë shfaqur bashkë kanë qenë të pakta, thuajse asnjë. Pas 21 janarit marrëdhënia mes dy njerëzve që dikur ndanin peshë të madhe në Partinë Demokratike hyri në një krizë totale.
Hetimet për 21 janarin nxorën në “shesh të mejdanit” të vërtetën e konfliktit të heshtur mes Topit dhe Berisha me akuza të ndërsjella për “fajtorë” ’ dhe “bashkëpunëtorë”.
Konflikti arriti kulmin pas përplasjes për zgjedhjen e nënkryetarit të ri të KLD, për shkak të dorëheqjes së një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Topit, Kreshnik Spahiu.

Është dashur konferenca për 20 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, që dy “kundërshtarët” të thyejnë akujt mes tyre duke shtrënguar duart, pavarësisht se mes tyre nuk pati asnjë dialog.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com