Rrugët e qytetit të Liverpool ditën e sotme janë mbushur nga tifozë të skuadrës së “the reds” për të festuar fitimin e “Champions League”. Mijëra simpatizant të klubit kanë dalë në rrugë për të pritur heronjtë e Madridit, të cilët në finale mposhtën 2-0 Tottenham.
Klubi i Liverpool është përpjekur ta bëjë të paharrueshme këtë ditë ndaj me një autobus të hapur ka bërë parakalimin në rrugët e qytetit. Binte në sy se pjestarët e klubit mbanin bluza ku shkruhej: “Kampionët e Europës”, ndërkohë që mbi shpinë ishte numri 6, që simbolizon edhe trofetë Champions që ka fituar Liverpool-i.
Gjatë festës ka patur edhe një moment të vogël frike. Protagonist ka qenë trajneri Jurgen Kloop, i cili teksa qëndronte ulur në një anë të autobuzit ka rrezikuar të rrëshqasë. / Përgatiti Ernest Koçi