Foto/Nëna mirditore e veshur me të
bardha hijeshon sheshet e Europës

Foto/Nëna mirditore e veshur me të<br />bardha hijeshon sheshet e Europës
Janë të shumta gratë mirditore që vijojnë të mbajnë veshur në jetën e përditshme rrobat tradicionale të quajtura “teshat e bardha”.
 
Në verë e dimër, shi e diell nënat mirditore ruajnë bardhësinë e rrobave duke shkaktuar habi jo të vogël te ata që s’e njohin kulturën tonë.
 
Sheshet europiane tashmë kanë mundësinë që shpesh të shërbejnë si sfonde ku nënat fisnike shkrepin fotografi me rrobat e tyre të bardha.
 
Këto ditë në rrjetet sociale po bën xhiron fotografia e një gruaje me rroba mirditore që krenueshëm e plot e hijeshi qëndron përpara një ndërtese në Belgjikë, ndërsa siç duket nga komentet e shumta ka fituar admirimin e qindra njerëzve.

nena mirditore

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla