FOTO/ Njihuni me motrën më
të madhe të Melania Trump

FOTO/ Njihuni me motrën më<br />të madhe të Melania Trump
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump ka një shoqe të besuar në New York, që është motra e saj.

Ndoshta shumë pak njerëz kanë dëgjuar për motrën e Melania, pasi ajo ka dashur të qëndrojë e distancuar dhe të mbajë jetën e saj private larg mediave. 

Por Ines dhe Melania, pavarësisht se nuk e ekspozojnë marrëdhënien e tyre, ato janë mikesha mjaft të mira. Ines është 48 vjeç, dy vite më e madhe se Melania.

Po ja se çfarë nuk dini për motrën e Melania Trump, Ines Knauss:
 
Ines Knauss ka lindur së bashku me të motrën e saj më të vogël Melninë në qytetin e vogël të Sevnica në Slloveni. Babai i tyre ishte anëtar i Partisë Komuniste lokale ndërsa nëna punonte në një fabrikë që modelonte veshje për fëmijë.
 
Prindërit e tyre janë ende gjallë dhe jetojnë në Slloveni. Ato kanë një vëlla nga babai, Denis, që kurrë nuk e kanë takuar.
 
Dy motrat u larguan nga Sllovenia në fillim të viteve 1990 për të kaluar në Milano, Itali, ku Ines shpresonte të ishte një dizajnere, ndërsa Melania filloi si modele.
 
Ines jeton në një apartament 2 milion dollarësh në pronësi të kompanisë së Trump.
 
Ndonëse ajo ka qendruar larg publikut, në facebook postonte shpesh foto të Melanias dhe familjes së saj duke i mbështetur edhe gjatë fushatës ku shpesh postonte edhe rezultatet e zgjedhjeve.
 
Ines ka qenë e ftuara e nderit në dasmën e Melanias me Donald Trump në vitin 2005, ku Melania nuk kishte zgjedhur tjetër shoqëruese.
 
Sipas atyre që i njohin të dyja motrat, Iness është shumë protektive ndaj motrës më të vogël, shkruan New York Post. Ajo e mbrojti të motrën gjatë fushatës presidenciale kur u përhapën thashetheme për Melanian dhe ish të dashurin nga Sllovenia.

Melania Trump
  ( Ines Knauss dhe Melania Trump)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi