FOTO/ Nuk mungojnë as meshkujt, përleshja e turpshme në ndeshjen e vajzave mes Tiranës dhe Vllaznisë

FOTO/ Nuk mungojnë as meshkujt, përleshja e turpshme në ndeshjen e vajzave mes Tiranës dhe Vllaznisë

Sherri mes skuadrave të Vllaznisë dhe Tiranës

Ditën e djeshme, ndeshja në futbollin e femrave mes Vallaznisë dhe Tiranës u ndërpre pas shpërthimit të dhunës mes lojtareve dhe stafeve teknike të dy skuadrave. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të superligës, u ndërpre në minutën 22 pas një përplasje mes lojtareve ku më pas janë përfshirë edhe stafet e të dyja skuadrave.

Siç shihet në përleshjen mes vajzave të skuadrave të Tiranës dhe Vllanizë, nuk mungojnë as meshkujt të cilët kanë qenë pjesë e stafeve respektive.

Gjithashtu në fushë kanë hyrë edhe persona tifozë të ndeshjes të cilët nuk e kanë të lejuar të jenë aty.

Për ngjarjen, po heton Komisioni i Disiplinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:17
'U ndodhëm në kushtet ekstreme të mbrojtjes', reagon Vllaznia e femrave: Stafi dhe lojtaret tona u dërguan në urgjencë


Vetëm 22 minuta u përballën Tirana dhe Vllaznia e femrave në ndeshjen e kampionatit, me duelin që dje prodhoi skena të paprecedenta në fushë. Stafet dhe lojtaret respektive u përplasën në fushë dhe sfida u shty. Ndërkohë ka reaguar edhe Klubi i Femrave Vllaznia, duke thënë se gjithçka ishte e organizuar nga Tirana dhe se lojtaret kuqeblu dhe stafi kanë marrë ndihmë në urgjencë. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën, teksa fakt është që fotot e siguruara tregojnë një ndodhi të shëmtuar në fushën e lojës.

"Klubi I Futbollit të Femrave Vllaznia njofton të gjithë opinion public dhe sportdashës se dënon me forcë të gjitha aktet e dhunshme të ndodhura ditën e shtunë, 25 Nëntor 2023, në ndeshjen Tirana-Vllaznia, të luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” në Tiranë.

Duke qenë të vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga zbatimi I rregullores së aktivitetit dhe Kodit të Disiplinës Sportive, kemi përmbushur detyrimin për të raportuar pranë organeve kompetente të FSHF-së duke evidentuar me fakte dhe argument dështimin e plotë të organizatorëve të kësaj ndeshje për organizimin e saj sipas rregullave të përcaktuara qartë.

Lojtaret e KFF Vllaznia dhe zyrtarët e saj të ndodhur në kushtet e mbrojtjes ekstreme dhe pa prezencën e forcave të rendit të cilat janë informuar nga trajneri I KFF Vllaznia, përballuan me dinjitet sulmin e paprecedent të organizatorëve të këtij takimi nëpërmjet personave civilë të future nga katër anët e fushës!|!!

Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë opinion publik se lojtaret dhe zyrtarët e KFF Vllaznia kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e Spitalit dhe gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet e stabilizuar.

Nga ana tjetër organizatorët e këtij takimi përtej detyrimit të shprehur qartë në rregulloret e aktivitetit për organizatorët e këtij takimi që të “garantojnë sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, lojtarëve dhe zyrtarëve t ë ekipit mik gjatë qëndrimit të tyre;” reagimi I menjehershëm mediatik I fajtorëve të zënë në faj nuk I shërben distancimit nga sjelljet e dhunshme të ndodhura ndaj miqve në shtëpinë e tyre!

Në mbyllje të kësaj deklarate, KFF Vllaznia është në kontakt të vazhdueshëm dhe po bashkëpunon ngushtësisht me organet e Federatës Shqiptare të Futbollit, me besimin e plotë në zbardhjen e kësaj ngjarje të turpshme për futbollin shqiptar duke kontribuar në ndëshkimin e personave përgjegjës dhe parandalimiin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen", thuhet në reagimin e Klubit të Futbollit të Femrave Vllaznia.

B.V/S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keno: 26/11/2023 13:48

    Meshkujt jane futur per te bere cikje.

    Përgjigju
    • Zhytesi: 26/11/2023 23:28

      Edhe une do isha futur ne zhyt po te isha aty

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia