Një ngjarje shumë e pakëndshme ka ndodhur në qytetin e Ohrit në Maqedoni, ku një turiste ka nxjerrë mjelmën nga liqeni për të bërë foto, duke e lënë më pas të ngordhur në breg. Turistja që nga mediat maqedone raportohet si bullgare, ka pozuar e buzëqeshur me mjelmën që përpëlitej e frikësuar, duke irrituar të gjithë ata që kanë parë fotot.

Dëshmitarët thonë se mjelma nuk ka lëvizur pas ngjarjes, por ka qëndruar palëvizur në breg derisa ngordhi.

Ngjarja vjen pas asaj të ndodhur në Argjentinë, kur një delfin që kishte dalë në breg ngordhi, vetëm se një turmë njerëzish u mblodhën duke e prekur dhe duke bërë foto, duke mos i dhënë më mundësinë të kthehej në ujë.
gruaja dhe mjelma
gruaja dhe mjelma
gruaja dhe mjelma
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)