Moderatorja e famshme, Alketa Vejsiu, ka përshëndetur sot fansat e saj me një foto tepër të veçantë. E bukur si gjithmonë, Alekta shfaqet krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në ekran.
Duke lënë pas takat e larta dhe fustanet ekstravagante, moderatorja shqiptare shfaqet sportive dhe tepër e thjeshtë. Ajo iu tregon fansave se shkon në punë me një mjet mjaft modest, siç është biçikleta.
“Para zyrave te @classav_events Ne pune me biçiklete”, shkruan Alekta.
Alketa Vejsiu është prej prezantuesve më të dashura për publikun. Ajo ka drejtuar emisione të njohura si “X Factor” dhe “Dance ëith Me”.
(Postimi i moderatores Vejsiu)
Komento