Papa Françesku di gjithnjë të jetë origjinal dhe i thjeshtë në daljet e tij, duke bërë për vete, jo vetëm besimtarët katolikë. Këtë radhë, Ati i Shenjtë ka veshtur “petkun” e një rrokstari, pasi në përshëndetjen e tij së bashku me arqipeshkvin e Manila Lousi Antonio Tagle, ka bërë shenjën e brirëve, që do të thotë “të dua”.

Ky gjest i tij, po qarkullon dhe po komentohet me shpejtësi në rrjetet sociale, nën thirrjet “Keep on rockin Papa Francisco!”. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)