FOTO/ Partnerja prej 15 vitesh
publikon foto me Enrique Iglesias

FOTO/ Partnerja prej 15 vitesh<br />publikon foto me Enrique Iglesias
Diçka që e shihni vërtet shumë rrallë, është Enrique Iglesias krah partneres së tij prej 15 vitesh, Anna Kournikova, por kjo e fundit ka vendosur të publikojë një foto intime të çiftit me rastin e ditëlindjes së saj. Atletja festoi 35-vjetorin me muzikantin dhe familjen më 7 qershor, për të publikuar një foto krah Iglesias dhe vëllait të saj të vogël dy ditë më pas.

Dyshja ka nisur të frekuentohet që në vitin 2001 dhe e kanë mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe publikut lidhjen e tyre. Edhe pse kanë qëndruar në një lidhje për gati dy dekada, Iglesias dhe Kournikova kanë zgjedhur të mos martohen.

“Nuk e kam menduar kurrë që martesa do të bënte ndonjë ndryshim”, është shprehur këngëtari në një intervistë për revistën Parade në 2012-tën. “Mbase sepse vij nga një familje me prindër të divorcuar, por nuk mendoj se e do dikë më shumë vetëm nga një copë letër.”

Edhe atletja i qëndron të njëjtit mendim. “Nuk është e rëndësishme për mua. Jam në një lidhje të lumtur, vetëm kjo ka rëndësi”, është shprehur bukuroshja në një intervistë të dhënë për revistën Woman’s Health  në 2011-tën.
enrique iglesias
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)