Ish-kryeministri, Sali Berisha, tashmë ka një zyrë tjetër të tijën brenda Partisë Demokratike. Nuk është ajo e Lulzim Bashës por një zyrë e madhe e vendosur në katin e kartërt të partisë.  

Pasi hoqi dyert dhe dritaret e blinduara nga godina e PD-së, Berisha urdhëroi edhe rimodelimin e një zyre të re të tijën në këtë godinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Berisha me zyrë të re, ironia e Bardhit: Kjo është opozita e re! Është e zënë me karriget, s'ka kohë të reagojë! Rama ndihet i tmerruar

Gazment Bardhi ka reaguar pas lajmit se Sali Berisha ka marrë zyrë të re në selinë e PD. Bardhi bën ironi duke thënë se kjo është "opozita e vërtetë".

"Lajme nga “opozita” e vërtetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj", shkruan Bardhi.