Deputeti i PD, Gent Strazimiri, ka një fiksim të hershëm ndaj armëve, veçanërisht pistoletave. Pasion i cili, siç duket, ka nisur që nga koha kur mbante detyrën e zv/ministrit të Brendshëm 2005-2009.
Mendohet se pistoleta që kishte sot me vete tek Liqeni është një armë që e ka marrë prej vitit 2007. Ai e ka blerë atë nga një shitës armësh në Tiranë dhe e mban gjithnjë me vete.

Ka dëshirë ta demonstrojë sidomos kur del për qitje në natyrë. Dhe jo pa qëllim, Strazimiri del thuajse çdo fundjavë për qitje në mal.
Por vështirë që dikush ta besonte se një armë të tillë ai do ta mbante me vete edhe në tubime, gjë e cila është rreptësisht e ndaluar me ligj edhe për armët me leje.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj Strazimirit për armëmbajtje pa leje.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

për armët, çdo fundjavë qitje në mal">