FOTO/ Penelope Cruz, 'gruaja
perëndeshë' që lufton kundër kancerit
Ylli spanjoll shfaqet pa flokë...
Aktorja me famë botërore, Penelope Cruz, ka marë përsipër të luajë një rol të ri, ku shfaqet shumë ndryshe nga femra joshëse që jemi mësuar të shohim zakonisht. Pa flokë dhe me një histori prekëse, Penelope luan rolin e një nëne që lufton me kancerin. Filmi është shfaqur fillimisht në Spanjë rreth një vit më parë dhe vetëm tani do të shfaqet në vendet e tjera të botës.
Në një intervistë të realizuar gjatë periudhës kur doli edhe filmi, ylli 41-vjeçar e ka konsideruar rolin si shumë të rëndësishëm.
"Ky është një nga personazhet më të mrekullueshme që do të më ofrohet ndonjëherë për të luajtur. Kam rënë në dashuri me historinë e kësaj gruaje. Ajo është një perëndeshë”, ka thënë aktorja spanjolle.
Penelope luan rolin e Magda-s në këtë film, si një mësuese e papunë, nënë e një djali të ri, që përballon me optimizëm dhe forcë dhimbjen e sëmundjes të së ëmës.
"Ky rol është i rëndësishëm për mua, por më duhet të them se në asnjë moment nuk jam ndjerë e shqetësuar se nuk dukem bukur. Ky rol përfaqëson të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje dhe kjo është e rëndësishme për mua”, ka shtuar Cruz.
Ndërkohë, bukuroshja spanjolle po realizon edhe një film tjetër të titulluar “Escobar”, ku shfaqet duke luajtur burrit të saj, Javier Bardem.
Ky film tregon historinë e një gazetareje që ka marrëdhënie romantike me mbretin famëkeq të drogës, Pablo Escobar, rolin e të cilit do ta luajë bashkëshorti i saj.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
29/3
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
64.5%
-
Të gabuar
31.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 6274
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City
1 Tetor, 09:10
-
Hezbollah: Kemi qëlluar me artileri ndaj ushtarëve izraelitë
1 Tetor, 09:08
-
Doreada Mio: Tetori Rozë, ajo ka një betejë për të fituar
1 Tetor, 08:52
-
Paro Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha donte të vriste Rexhep Meidanin dhe Neritan Cekën! Të hapen dosjet
1 Tetor, 08:49
-
Sylvinho fton në Kombëtare kapitenin e U-21, Ernest Muçi rigjen kuqezinjtë
1 Tetor, 08:49
-
Ikën Stoltenberg, ish-kryeministri i Holandës merr sot udhëheqjen e NATO-s
1 Tetor, 08:44
-
'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Apeli për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë dhe kujdesuni për veten
1 Tetor, 08:26
-
Lajm i keq për Kombëtaren, mesfushori dëmtohet dhe humbet 2 sfidat e Ligës së Kombeve
1 Tetor, 08:26
-
Pentagoni: Uashingtoni paralajmëron Iranin! Pasoja të rënda në rast të një sulmi ndaj Izraelit
1 Tetor, 08:10
-
Ardi Stefa: Pengmarrësit e Demokracisë dhe shoqërisë
1 Tetor, 07:50
-
Tërmet 4 ballë godet kufirin Shqipëri-Greqi, ndjehet edhe në Sarandë
1 Tetor, 07:46
-
Lufta në Ukrainë/ Putin rrit shpenzimet ushtarake me 30% për vitin 2025
1 Tetor, 07:41