FOTO/ Përmbytjet në ishullin spanjoll të Majorkas kanë vrarë të paktën 10 vetë

FOTO/ Përmbytjet në ishullin spanjoll të Majorkas kanë vrarë të paktën 10 vetë

Foto nga përmbytja

Gjatë një përmbytje të shpejtë në ishullin spanjoll të Majorkas, bëhet e ditur se ka vrarë të paktën 10 vetë, 3 prej tyre ishin shtetas të huaj.

Nga raportimet paraprake bëhet e ditur se viktimat janë gjashtë shtetas spanjollë, një turist holandez, një çift britanik dhe një viktimë ende e paidentifikuar.

Në lindje të ishullit të qytetit të Sant Llorenç des Cardassar e ka përfshirë një valë uji me baltë, pasi shiu i madh nxori nga shtrati lumin.

Sasia e madhe e ujit me baltë ka bërë të mundur zhdukjen e automjeteve kur uji u përplas në rrugët e  ngushta.

Në përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë përfshirë qindra punëtorë të emergjencës dhe qen nuhatës. Një fëmijë pesëvjeçar është shpallur i humbur.

Më i prekuri nga përmbytjet ishte qyteti i Sant Llorenç des Cardassar, ku shumë makina u zhdukën. Çifti britanik po udhëtonte me një taksi atje kur u kap në përmbytje. Shoferi ishte ndër viktimat.

Kur ndodhi përmbytja një grua që po udhëtonte në makinën e saj me dy fëmijët e vegjël gjithashtu vdiq.

Mirëpo teksa ujërat u rritën, ajo arriti të shpëtonte vajzën e saj tetë vjeçare, por nuk ishte në gjendje ta shpëtonte djalin e saj të moshës pesë vjeç, i cili ende mungon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë