Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë përpara selisë së Kryeministrisë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 

Dy automjete janë përplasur në Bulevard dhe njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar ku ka goditur një kalimtar. Ky i fundit ka pësuar dëmtime në trup dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të QSUT, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë humbja e kontrollit të një prej automjeteve. 

[gallery]25348[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com