Përplasja me armë në Elbasan, 'Vis Korçarit' iu gjet 1 gëzhojë në makinë! Ky është Migert Qosja që kërkon policia
25 vjeçari Migert Qosja, i shpallur në kërkim
elbasan-disa-persona-qwllojnw-drejt-njw-makine">Përplasja mes anëtarëve të grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit, fatmirësisht nuk ka sjellë viktima, por pavarësisht kësaj policia dhe prokuroria e këtij qyteti, kanë nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë ndaj 1 ose më shumë personave. Ky që shihni në këtë foto është 25 vjeçari elbasan-disa-persona-qwllojnw-drejt-njw-makine#585702">Migert Qosja i shpallur në kërkim dhe që deri në këto momente, besohet se është njeriu që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Elvis Çaushllarit ose siç njihet ndryshe në zonë me nofkën “Vis Korçari”. Çaushllari është anëtar i një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit. Për kapjen e Qosjas janë realizuar dhjetëra kontrolle në banesa, por të gjitha kanë qenë pa rezultat.
Nga ana tjetër edhe personi që ka mbetur i dëmtuar në këtë ngjarje Elvis Çaushllari, rezulton të ketë qëlluar me armë zjarri, thotë policia, pasi brenda në makinën tip “Mazda” që ai drejtonte, është gjetur një gëzhojë pistolete. Ndërsa gëzhoja tjetër e armës, është gjendur dhe sekuestruar në tokë. Policia dhe prokuroria, thonë se kanë analizuar pamjet filmike dhe të shtënat e para mësohet se kanë ardhur nga Elvis Çaushllari dhe mandej është kundërpërgjigjur pala tjetër. Si Çaushllari dhe Qosja, janë konfliktuar fillimisht fizikisht me njëri-tjetrin, mandej kanë rrëmbyer armët, duke pasur shkëmbim zjarri mes dy palëve.
Pas të shtënave me armë të dy janë larguar me shpejtësi, ku Çaushllari me një automjet tip “Golf 5”, ka udhëtuar në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas arrestuar nga policia. Për këtë ngjarje, veç Elvis Çaushllarit, i cili tashmë ndodhet në burg, janë arrestuar dhe mbyllur në qeli dhe dy persona tjerë, që ishin në makinë me Migert Qosjan, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, të cilët akuzohen për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.9%
-
Pak
21.7%
-
Shumë pak
69.5%
Vota total: 3932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vallja e Rrajcës triumfon në Itali! Ansambli i Prrenjasit fiton çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit
19 Shtator, 15:32
-
Operacioni për kapjen e grupit Çopja u dekonspirua? SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, në hetim 10 policë e agjentë të BKH
17 Shtator, 10:57
-
U denoncua me filmim se mori 1 mijë euro ryshfet, SPAK vë nën arrest Oficeren Gjyqësore të Elbasanit! Do pushonte çështjen e një të akuzuari për ndërtim pa leje
17 Shtator, 10:55
-
‘Merr jetë’ edhe kompleksi shkollë-kopsht në Cërrik, standarde europiane dhe ambiente bashkëkohore edukimi
17 Shtator, 08:16
-
Elbasan/ Baste online përmes celularit, vihet në pranga pronari i lokalit! Nis hetimi në gjendje të lirë për 49 vjeçarin
16 Shtator, 09:09
-
Shkolla ‘Muhedin Sherifi’ në Librazhd, Rama: Klasa moderne dhe kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit
16 Shtator, 08:11
-
Peqin, kultivuan 150 rrënjë kanabis rreth banesës, 5 në pranga, mes tyre babë e bir (EMRAT)
14 Shtator, 09:39
-
Gjiknuri ‘lë stafetën’, Arbjan Mazniku prezantohet si drejtues qarku në Elbasan
13 Shtator, 22:52
-
Grupi i PS 7 orë takim në Elbasan, fokus vota e diasporës! Fuga porosi deputetëve: Shtoni aktivitetin në rrjetet sociale
13 Shtator, 13:59
-
Droni në Burgun e Peqinit/ U hodhën dy pako me 380 gramë hashash, rreth 58 gramë kokainë, 2 celularë dhe 8 fisha karikimi! Rriten masat e sigurisë
13 Shtator, 12:20
-
Drogë, telefon dhe fisha karikimi me dron në burgun e Peqinit! Kamerat i identifikuan, gjejnë doza kokaine e hashash tek kalcetoja
13 Shtator, 01:00
-
Nesër ‘retreat’-i i deputetëve të PS në Elbasan! Zbardhet axhenda, nga 'Antikorrupsioni', 'Dezinformimi' e deri tek 'trajnimi' për komunikimin publik
12 Shtator, 12:17