Moda moderne po ndryshon shumë shpejt aq sa tendencat më të reja zhduken sa hap dhe mbyll sytë. Kjo është arsyeja pse mënyra më e lehtë për të qëndruar në modë, dhe për të mos shpenzuar të gjitha paratë tuaja, është të siguroheni që të keni gjërat bazë që janë gjithmonë në modë, duke rifreskuar vetëm disa detaje të garderobës tuaj vit për vit.
Bright Side na tregon se cilat gjëra nuk do të jenë në modë këtë dimër, 2019-2020, dhe me se do të zëvendësohen.
1. Palltot e leshit do të zëvendësohen me palltot “teddy bear”.
Palltot e me fije të gjata leshi dhe gëzof, të quajtura shpesh lamas, u adhuruan nga të gjithë falë pamjes dhe punimit të tyre të pazakontë. Por tani, për arsye të caktuara, trendet e modës po heqin dorë nga këto pallto duke i zëvendësuar ato me të ashtuquajturat palltot e ariut “teddy bear coats”. Këto pallto janë të buta, ndërkaq nuk ka rëndësi ngjyra pasi ajo mund të jetë gjithçka që dëshironi,- sa më e pazakontë, aq më mirë.
2. Supersize puffers zëvendësohen nga modelet klasike
Puffers e mëdha në masë ishin një gjetje interesante për botën e modës por tani ato po humbasin popullaritetin e tyre. Pavarësisht se rrobat e masave të mëdha janë ende në modë në përgjithësi, puffet e mëdha po humbasin pozicionin e tyre duke u zëvendësuar nga modele klasike.
3. Parkas me lesh po zëvendësohen nga xhupat e lëkurës (xhaketa aviatorësh)
Rreth 2 vjet më parë, pothuajse të gjithë kishin një pallto si kjo dhe leshi me ngjyrë ose natyral ishte një ndër elementët më të gjetur të këtij modeli. Por sot, një veshje e tillë dimërore i përket të kaluarës. Tani, xhaketat e aviatorëve dhe palltot e gjata janë në modë, duke zëvendësuar krejtësisht parkat.
4. Jelekë prej gëzofi që duken si vemje dalin nga moda
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e gëzofit natyral - sepse edhe gëzofi fals është duke u përdorur më pak këtë dimër. Jelekët e gëzofit janë në rregull, për sa kohë që nuk e kanë këtë stil vemje. Stilistët rekomandojnë që këto jelekë të zëvendësohen me fustane pa mëngë dhe xhaket/triko me ngjyra dhe textura të ndryshme.
5. Kapuçët me majë të madhe dhe dekoracione do të zëvendësohen me kapelet Beanie
Një lloj i ri kapuçësh do të jetë në mod këtë sezon duke lënë pas kapuçët me majë të madhe dhe dekoracione të sezonit të kaluar. E njëjta vlen edhe për kapelet me rruaza, lule dhe dekorime të tjera të lezetshme.Në vend të këtyre, dizajnerët nxjerrin në pah modele më klasike, madje edhe kapelet fedora po kthehen.
Kapelet Beanie tani janë më moderne. Ky model është i mirë për të gjitha llojet e fytyrës dhe universal për çdo veshje dimërore. Po ashtu, ai mund të vishet me puffers, pallto dhe pallto lesh.