FOTO/Peshkaqenët përbindësh 
me dy koka alarmojnë shkencëtarët

FOTO/Peshkaqenët përbindësh <br />me dy koka alarmojnë shkencëtarët
Lindja e peshkaqenëve me dy koka mbetet një mister për shkencëtarët dhe se nuk dihen se kush janë faktorët që shkaktojnë këtë mutacion gjenetik, por ata tashmë janë shndërruar në një dukuri të zakonshme. Dhe kjo ka çuar në alarmimin e shkencëtarëve pasi numri i tyre është në rritje. 

Paraprakisht dyshohet se kjo ndodh për shkak të ndotjes, prezencës së lartë të kimikateve në ujë apo rrezatimi.

Ndërsa disa thonë se ky fenomen ka nisur që në 2008, kur peshkatari Christian Johnson kapi një peshkaqen ngjyrë blu, me dy koka në brigjet e Australisë. Në 2013, një grup peshkatarësh nga Florida, kapën një peshkaqen blu, të cilës në mitër iu gjet një këlysh me dy koka.
 
Duhet thënë se femra mban deri në 50 të vegjël në mitër. Kohët e fundit, kërkuesit spanjollë kanë gjetur një tjetër peshkaqen që kishte në bark të vegjlit e saj. Ata zbulua se një prej embrioneve ishte me dy koka dhe shkencëtarët e hapën me kujdes vezën për të studiuar embrionin e çuditshëm.
 
Profesori që drejton studimin Valentín Sans-Coma, është i paqartë nëse embrioni do të mbijetonte nëse ata do ta linin të lirë. Është e mundshme që këto embrione nuk jetojnë për një kohë të gjatë dhe kjo shpjegon se pse nuk janë gjetur më parë peshkaqenë me dy koka.
 
peshkaqen me dy koka
peshkaqeni
peshkaqeni
peshkaqeni
(Peshkaqen me dy koka)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois