Foto porno në kompjuterin e babait
mbesat e Presley në qendër sociale

Foto porno në kompjuterin e babait<br />mbesat e Presley në qendër sociale
Mbesat binjake të Elvis Presley janë dërguar në një qendër sociale pasi në kompjuterin e babit të vajzave janë gjetur foto me përmbajtje pornografike. 

Lajmi bëhet me dije nga mediat britanike 8-vjeçaret Finley dhe Harper Lockwood janë tashmë nën kujdesin e Departamentit të Shërbimit të familjeve ndërsa gjyqi pritet të mbahet në mars ku do të caktohet edhe e ardhmja e tyre.
 
Nëna e vogëlusheve thotë se gjeti foto dhe video shqetësuese në kompjuterin e bashkëshortit të 4 të saj.
 
“ U shokova dhe u ndieva keq”,-u shpreh ajo në gjykatë ndërsa po përpiqet të divorcohet prej tij.

Lisa Marie Presley është fëmija i vetëm i artistit Elvis Presley.
 
Ajo u shpreh për policinë se në kompjuterin e të shoqit u gjetën rreth 80 materiale të cilat ende nuk janë analizuar.
 
“ Nuk e kam idenë se cfarë tjetër mund të ketë në kompjuterin e tij.Por kam frikë se mund të gjenden material edhe më të frikshme”, -shprehet ajo.
 
Presley, pretendon se rreth 300 milionë dollarë e pasurisë së saj është shpenzuar ndërsa paguan që burri i saj të takojë fëmijët.
 
Mediat raportuan se i shoqi i saj 55-vjeçar ka kërkuar mbështetje bashkëmartesore rreth 40.000 dollarë dhe 100.000 dollarë për shpenzimet ligjore.
 
Ndërsa Presley tha se nuk do t’i japë asnjë monedhë. Ky dokument tha se asnjëra palë nuk duhet të ketë një kërkesë për pasuritë e tjetrit në rast të martesës thyer poshtë.

[gallery]21083[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi