FOTO/ Prej vitesh në gjendje të mjerueshme, nis shembja e stadiumit 'Besa' në Kavajë

FOTO/ Prej vitesh në gjendje të mjerueshme, nis shembja e stadiumit 'Besa' në Kavajë

Nis shembja e tribunës në stadiumin 'Besa', Kavajë

KAVAJË - Këtë të premte ka nisur shembja e tribunës kryesore të stadiumit "Besa" të Kavajës. Prej më shumë se dhjetë vitesh impianti që është edhe me sistem ndriçimi është në një gjendje për të ardhur keq, ndërsa pushteti lokal po ndërhyn për ta rikthyer në gjendje funksionale.

Këtë mëngjes në stadium janë parë mjetet e rënda që kanë nisur me shembjen e tribunës dhe pastrimin e gjithë zonës, për t'i hapur rrugë ndërtimit të ri të pjesshëm.

Ky është një realizim i Bashkisë Kavajë, teksa më shumë se një vit më parë edhe kryeministri Edi Rama premtoi se do kishte ndërhyrje,por fakti është se edhe këtë sezon ekipi i Besës që kryeson Kategorinë e Parë i luan ndeshjet jashtë qytetit, një gjendje që ndodh prej shumë vitesh.

Veç tribunës, stadiumi i Besës në Kavajë ka nevojë edhe për fushën e re dhe sistemimin e tribunave të tjera, si edhe ndërtimin nga e para të gjithë infrastrukturës.

Gjendja e stadiumit 'Besa' në Kavajë

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • topet: 13/09/2024 10:49

    sa keq! ku do kullosin delet dhe dhite e kavajes tani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Momenti kur kamerat e burgut të Peqinit kapin dronin! Droga u fsheh në kuti qumështi

VIDEOLAJM/ Momenti kur kamerat e burgut të Peqinit kapin dronin! Droga u fsheh në kuti qumështi