Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit të Tiranës. Por ndryshe nga vitet e shkuara ku qytetarët ishin lënë në mëshirën e fatit me sytë nga qielli, kanë qenë të shumtë punonjësit e Bashkisë se Tiranes të cilët janë parë duke punuar në të gjitha zonat e qytetit dhe të fshatrave përreth.
Nga fotot e siguruara nga qytetarë të ndryshëm, shihen se si punonjësit e kanalizimeve pavarësisht reshjeve të shiut, kanë punuar intensivisht për pastrimin e kanalizimeve. Siç shihet edhe nga fotot janë të shumtë punonjësit e bashkisë të cilët po pastrojnë në rrugët ne zona te ndryshme te Tiranes.
Ndërkohë që punonjësit e policisë bashkiake kanë ndihmuar raste të shumta ky qytetarët kanë pasur nevojë imediate, duke i transportuar edhe me automjetet e Policisë Bashkiake.
Eskavatorët janë parë duke punuar intensivisht edhe në Urën e Shkozës, zonën e Selitës apo në Zonën e Bregut të Lumit. Reshjet e shiu gjate paradites ne Tirane, por edhe ne qytete te tjera te vendit, ishin shume te dendura.
[gallery]19547[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO