Çdokush që filmon ose fotografon dëmet e shkaktuara nga sulmet ajrore në Iran rrezikon dënim me vdekje, tha një zëdhënës i Magjistraturës iraniane.
“Për ata që i japin informacione armikut duke bërë fotografi ose duke filmuar, ligji për ashpërsimin e dënimeve për spiunazh parashikon dënimin me vdekje dhe konfiskimin e të gjitha pasurive”, deklaroi Asghar Jahangir. “Kur bëhen fotografi të zonave të dëmtuara, armiku informohet se objektivi është lokalizuar saktë”, shtoi ai. “Dhënia e informacionit kundrejtarmikut në këtë mënyrë është e barabartë me bashkëpunimin me armikun në aktivitete inteligjence, vepër për të cilën ligjvënësi ka parashikuar dënimin me vdekje dhe konfiskimin e të gjitha pasurive”, theksoi Jahangir.
Lajmi kryesor:
SHBA sulmon depon e municioneve në Iran! Teherani godet anijen cisternë në Dubai! Media: Trump, fund luftës edhe pa hapur Hormuzin (VIDEO)










