Samiti i radhës i NATO-s që bën bashkë liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës do të mbahet në Tiranë. Konfirmimi u dha nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp në mbyllje te punimeve të samitit që këtë vit u zhvillua në Anakara.

Samiti në Tiranë ishte parashikuar të mbahej në Tiranë në qershor 2027, por Rutte nuk përcaktoi ende afat kohor, duke thënë se do të vendoset në vijim.

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha Rutte.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministri Edi Rama, nga Ankaraja i cili përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ironizoi ata që deklaronin se Samiti i ardhshëm i NATO-s nuk do të zhvillohej në Shqipëri. Për Ramën, ka ikur koha kur me Shqipërinë bëhej çfarë të donin të tjerët. Sipas kryeministrit, tashmë Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën.

“Po si thanë, ‘nuk do bëhet Samiti në Shqipëri’. Kështu thanë ë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej ça të donin të tjerët me Shqipërinë. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që Samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, tha Rama.