FOTO/ "Fëmija" 50-vjeçar
që ka pushtuar rrjetet sociale

Basori Lal, nga provinca indiane, Madhya Pradesh, është bërë yll lokal dhe tani edhe botëror, pasi fotot e tij u bënë virale dhe u shpërndaë me mijëra herë nëpër rrjetet sociale.

Në shikim të parë mund t’ju duket si fëmijë, pasi është i gjatë vetëm 73 centimetra, por ai është 50-vjeçar dhe trajtohet si yll në fshatin e tij.

Basori thotë se në fëmijëri bashkëmoshatarët talleshin me të, por sot atë e konsiderojnë si hero.

 Vëllai i tij i madh Gopi Lal 55-vjeç, thotë se familja e tij është e bekuar që e ka Basorin, madje, edhe vet Basori thotë se është shumë i lumtur me gjatësinë trupore që e ka.

“Njerëz nga fshatra tjetër vijnë në shtëpinë tonë vetëm që ta shohin vëllanë tim. Jemi krenar që njerëzit e duan. Ai e ka bekuar familjen tonë”, është shprehur Gopi.

 “Nuk më pengon gjatësia ime. Punoj, jetoj, ha dhe fle si të gjithë të tjerët”, ka thënë 50-vjeçari.

Si fëmijë atë nuk e veçonte asgjë nga bashkëmoshatarët. Por kur mbushi 5-vjeç, familja vërejti që Basori nuk po rritet, por pamundësia ekonomike i privoi atyre kujdesin ndaj tij dhe sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë e pengoi zhvillimin normal të tij. 

[gallery]22867[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive