Kryeministri i vendit, Edi Rama nëpërmjet një statusi të shoqëruar me disa foto në faqene tij në rrjetin social “facebook”, e ka quajtur “fantastik” ndërtimin e “Sfinksit” në fund të shëtitores në qytetin e Durrësit.

Rama ka theksuar se në fund të kësaj shëtitoreje buzë detit,  në vend të dheut e të plehrave po krijohet një hapësirë fantastike publike që do ti shërbejë të gjitha moshave, si dhe vizitorëve e turistëve nga brenda e jashtë vendit. “Në Durrës në kantierin e "Sfinksit" në fund të shëtitores së qytetit buzë detit ku në vend të dheut e të plehrave po krijohet një hapësirë fantastike publike për qytetarët e të gjitha moshave, vizitorët e shumtë nga Tirana e gjithë Shqipëria si edhe turistët”, shkruan Rama
 
Kjo hapësirë rrit shumë potencialin e zhvillimit të biznesit”, nënvizon ndër të tjera Rama, duke theksuar se ky shënon një hap shumë të rëndësishëm në transformimin e Durrësit.
 
Ai e ka mbyllur postimin e tij, duke thënë se në 18 muajt e qeverisjes së tij në Durrës është investuar më shumë se në 18 vjet. “Në 18 muaj është investuar në Durrës më shumë se në 18 vjet”, shkruan Rama
rama ne durres
rama ne durres



Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)