FOTO/ Reperi i revoltuar me "Top
Awards", nuk heq dorë nga ironia
Ende pa filluar mirë, duket se “Top Awards’ ka në gjirin e tij një artist të revoltuar. Besnik Canolli i njohur me emrin e artit “2po2” ka sulmuar produksionin nëpërmjet një statusi në Faceboook, duke iu drejtuar veçanërisht autorit Ledion Liço.
Ende pa filluar mirë, duket se “Top Awards’ ka në gjirin e tij një artist të revoltuar. Besnik Canolli i njohur me emrin e artit “2po2” ka sulmuar produksionin nëpërmjet një statusi në Faceboook, duke iu drejtuar veçanërisht autorit Ledion Liço.
Pakënaqësia e reperit kosovar lidhej me renditjen e emrave në listën e të nominuarve. Emri i tij ishte shënuar i dyti në bashkëpunimin me Flori Mumajesin për këngën “Gone Girl”, kur në fakt duhet të ishte shkruar i pari, pasi kënga ishte e tij.
“Për faktin që jeni snoba nuk kam dyshuar, por të jeni injorantë, se kam pritur. Dua t’ju them se unë dhe muzika ime i kemi mbijetuar kohës dhe neglizhencës nga injorantë si puna juaj plot 20 vite, në kohë më të vështira se këto dhe falë talentit dhe punës, edhe sot pas 20 vitesh e kam mbështetjen e publikut që fatmirësisht nuk është i njëjtë me ju,” ka shkruar mes të tjerash 2po2, i zhgënjyer siç duket nga ajo që ai e ka konsideruar ‘nënvlerësim’.
I menjëhershëm ishte reagimi i stafit të “Top Awards”, të cilët jo vetëm kanë korigjuar gabimin e tyre, por kanë komentuar në postimin e këngëtarit, duke i lënë të kuptojë që ‘ai është më shumë se aq’. Reperi kosovar u duk se reflektoi pas replikës së “Top Awards”, duke qenë se e fshiu statusin, por në fakt nuk është ashtu.
Ai është kundërpërgjigjur me një tjetër status në Facebook, duke lënë mënjanë ‘diplomacinë’ dhe duke theksuar që nuk bëhej fjalë për një lapsus, siç ata pretendonin.
Historinë e plotë të konfliktit mes reperit dhe organizatorëve të “Top Awards” mund ta shihni në fotot e publikuara më poshtë.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
23/3
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
64.6%
-
Të gabuar
31.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 6267
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hezbollah: Kemi qëlluar me artileri ndaj ushtarëve izraelitë
1 Tetor, 09:08
-
Doreada Mio: Tetori Rozë, ajo ka një betejë për të fituar
1 Tetor, 08:52
-
Paro Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha donte të vriste Rexhep Meidanin dhe Neritan Cekën! Të hapen dosjet
1 Tetor, 08:49
-
Sylvinho fton në Kombëtare kapitenin e U-21, Ernest Muçi rigjen kuqezinjtë
1 Tetor, 08:49
-
Ish-kryeministri i Holandës merr sot udhëheqjen e NATO-s
1 Tetor, 08:44
-
'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Apeli për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë dhe kujdesuni për veten
1 Tetor, 08:26
-
Lajm i keq për Kombëtaren, mesfushori dëmtohet dhe humbet 2 sfidat e Ligës së Kombeve
1 Tetor, 08:26
-
Pentagoni: Uashingtoni paralajmëron Iranin! Pasoja të rënda në rast të një sulmi ndaj Izraelit
1 Tetor, 08:10
-
Ardi Stefa: Pengmarrësit e Demokracisë dhe shoqërisë
1 Tetor, 07:50
-
Tërmet 4 ballë godet kufirin Shqipëri-Greqi, ndjehet edhe në Sarandë
1 Tetor, 07:46
-
Lufta në Ukrainë/ Putin rrit shpenzimet ushtarake me 30% për vitin 2025
1 Tetor, 07:41
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli nis sulm tokësor kundër Hezbollahut në Libanin jugor, IDF: Nuk është pushtim! SHBA: E rrezikshme por legjitime
1 Tetor, 07:37