FOTO/ Ronela Hajati aksidentohet
gjatë xhirimeve të klipit më të ri

FOTO/ Ronela Hajati aksidentohet<br />gjatë xhirimeve të klipit më të ri
Viti 2016-të ka nisur vrullshëm dhe plot me projekte të reja për Ronela Hajtin. Qysh prej muajit janar, këngëtarja ka publikuar 3 klipe të reja dhe ka lajmëruar që edhe sezoni veror do të sjellë shumë të reja për publikun.

Dhe sigurisht që një sukses i tillë, e bën Ronelën 'shënjestër të syrit të keq', ose të paktën kështu e ka interpretuar këngëtarja incidentin që i ka ndodhur gjatë xhirimeve të klipit që do të publikojë së shpejti. "Kur bëhesh copë në xhirime. O Zot sa sy kanë plasur", ka shkruar 26-vjeçarja në fotot e publikuara në Snapchat, ku dallohet një e çarë e gjakosur në mjekër.

Nuk e dimë në ç'mesele e ka futur veten Ronela këtë herë, por këngëtarja, komentohet shpesh për klipet e guximshme, ku vlen të përmendet vëmendja që tërhoqi me klipin "A do si kjo", ku ajo së bashku me figurantët u ngatërruan si pjesëtarë të shtetit islamik, gjë që u publikua edhe në portalin britanik "DailyMail".
ronela hajati
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar